• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet skema, ja si e favorizoi CEZ-in qeveria “Berisha”

by
11/09/2015 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet skema, ja si e favorizoi CEZ-in qeveria “Berisha”

Zbardhen shkresat që vërtetojnë se ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka urdhëruar Entin Rregullator të Energjisë për të marrë vendime në favor të kompanisë çeke, CEZ sh.a. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë publike letrën e ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode drejtuar kreut të Entit Rregullator të Energjisë, ku i kërkohet ERE-s që të ulë çmimin e energjisë, duke dëmtuar kështu Korporatën Elektronergjetike Shqiptare dhe buxhetin e shtetit, në favor të kompanisë CEZ sh.a. Ndërkohë që në një tjetër shkresë, të firmosur nga ish-ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, po në të njëjtën ditë, kundërshtohet propozimi për uljen e çmimit të energjisë me argumentin se dëmtohet KESH-i dhe buxheti i shtetit. Por ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka qenë kryeparlamentari Ilir Meta që ka negociuar me CEZ-in, kur ishte ministër i Jashtëm, jashtë çdo lloj kompetence.

“Një padi vjen nga ish- administratori i CEZ-it, se Ilir Meta ministër i Jashtëm, e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hejçek për Kastriot Ismailajn. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë, se Ilir Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë tagër, asnjë detyrë, për të negociuar me CEZ-in për asnjë lloj problemi të asaj kohe.

Cilat janë motivet që e kanë shtyrë Ilir Metën të takojë në Pragë Hejçekun, të negociojë për Kastriot Ismailaj”, – ngriti shqetësimin Berisha, duke e konsideruar çështjen e CEZ-it si një nga çështjet më të mëdha të korrupsionit në vend. Por në përgjigjen e tij nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe renditi 7 kompanitë e kontraktura për të mbledhur borxhet për llogari të ÇEZ-it, 3 nga të cilat me administratorë që janë pranë ish-kryeministrit. “Janë 7 kompani çeke dhe shqiptare dhe të shtata me përfitime nga 23-50. Kompania e dytë që është kontraktuar për të mbledhur borxhet e këqija, “Albania Telekomunication Union”, adresa e kompanisë, Rr. Papa Gjon Pali i dytë, ndërtesa ‘Aba Biznes Center’, kati i 14, zyra numër 7. Çfarë kati je, çfarë zyre je? Si ka mundësi që ti del ose në pallatin e këtij për të banuar ose në pallatin e këtij zotërisë me zyrë”, – iu drejtua Braçe, Berishës.

naco-shkresa
Çështja tjetër sipas Braçes, që tregon favorizimin e CEZ-it, janë vendimet e ERE-s në favor të CEZ-it të cilat janë marrë me urdhër të ish- ministrit të Financave, Ridvan Bode. Më 5 prill 2012, ish- ministri i Financave, ka miratuar sipas një dokumenti zyrtar, uljen në 2.2 lek për kilovaorë, për furnizimin e CEZ-it nga KESH, nga 2,83 kilovatorë që ishte në fuqi ndërkohë, si dhe njohjen e borxhit të keq në masën 16.8 për qind të kësaj kompanie, që buronte nga kontrata e shitjes. “Me letrën tuaj Nr .281/2, datë 30 mars 2012, ju na informoni për disa probleme që kanë lidhje me situatën e vështirë me të cilën po përballet sektori elektroenergjetik. Nisur nga kjo situatë ju propozoni: Njohjen e borxhit të keq prej 16.85%; Mbajtjen e tarifave për konsumatorët të pandryshueshme; Mbajtjen në nivelin 2.2 lek/kilovatorë të tarifës së KESH-it. Për sa më sipër, Ministria e Financave, në cilësinë e garantorit mbështet skemën e propozuar nga ana juaj për tejkalimin e kësaj situatë”, citoi Braçe shkresën që Bode i dërgon kreut të ERE-s, Sokol Ramadani.

Por ndërkohë ndryshimi i çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te CEZ-i nuk mbështetet nga ish-ministri i Ekonomisë Nasip Naço, i cili po përmes një dokumenti zyrtar, hedh poshtë propozimet e ministrit të Financave Ridvan Bode. “Duke qenë se të drejtën dhe detyrimin ligjor për vendimmarrje të këtij karakteri, me ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” e ka vetëm ERE dhe duke qenë se vendimet e mësipërme janë marrë pas analizave dhe procedurave të kryera prej jush për një kohë të gjatë, ne nuk mund të shprehemi për propozimet e bëra nga ana juaj, pasi në letrën tuaj ato nuk janë të argumentuara sesa është vlera që dëmtohet KESH-i dhe buxheti i shtetit duke qenë se indikatorët që ju i referoheni janë të shprehura në përqindje”, – thuhet në shkresën e firmosur nga Naço për kreun e ERE-s, Sokol Ramadani, po të njëjtën ditë me shkresën e Bodes. Të gjitha këto dokumente, sipas Braçes duhen hetuar. “Patjetër kërkon hetim ajo shkresa e ministrit në fjalë që në tejkalim të çdo kompetence urdhëron ERE të miratojë vendime totalisht në favor të CEZ. Favoret e dhëna këtij zotërisë janë mbi 220 milionë euro”, – tha ai.

Next Post

20 këshilla për të qëndruar në formë dhe për të larguar lodhjen e vjeshtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In