20 këshilla për të qëndruar në formë dhe për të larguar lodhjen e vjeshtës
Në vjeshtë ndjehemi shpesh të lodhur dhe ky është një reagim normal fizik i njeriut. Ndjehemi të pafuqishëm fizikisht, madje dhe psikologjikisht dhe duam të shpëtojmë nga kjo ndjesi. Por si duhet të veprojmë? Ja disa mënyra që na i sugjerojnë specialistët.
Vjeshta është edhe stina kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse para stinës së ftohtë të dimrit. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t’u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. Të mbrohesh, në këtë rast, do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t’u mbrojtur. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar. Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim. Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t’i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin emocional. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta. Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit.
- Sa më shumë banjo dielli
Rrezet e diellit mund të nxisin sekretimin e melatoninës. Kur vjen vjeshta, rrezet e diellit nuk janë shumë të fuqishme si gjatë verës. Si pasojë, shtohet sekretimi i melatoninës në trupin e njeriut, duke prekur sekretimin e tiroksinës (hormone kryesor i gjendrës tiroide) dhe adrenalinës, ndaj dhe ndjehemi te lodhur dhe paksa depresiv. Ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë, një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë. Ja përse në stinën e verës është më e lehtë të ndihesh më në formë. Ky është edhe shkaku që në stinën e vjeshtës shumë të tjerë ndihen të lodhur, pa energji dhe humor për të përballuar ditën. Duke u reduktuar orët e ekspozimit në diell, reduktohet edhe prodhimi i serotoninës. Pra, ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit mund të na ndihmojmë të gjallërohemi fizikisht dhe shpirtërisht.
- Të shmangim ushqimet pikante dhe yndyrnat
Gjatë vjeshtës është mirë të përdorim fare pak ose aspak ushqime pikante apo të yndyrshme. Duhet të konsumojmë më shumë ushqime që janë të pasura me proteina, si vezë, mish pule, peshk, prodhime qumështi dhe prodhime soje. Yndyrnat duhet t’i shmangim sepse ato prodhojnë në organizmin tonë substanca acide, që shtojnë lodhjen. Në këtë mënyrë lodhja mund të shmanget. Frutat dhe perimet mund të ndihmojnë mëlçinë të thithë sa më shpejt substancat e prodhuara kur ndjehemi të lodhur.
- Të hapim dhe mbyllim sa më shpesh sytë
Hapja dhe mbyllja e syve përbën një mënyrë efikase për mbrojtjen e tyre. Ky ushtrim i lubrifikon sytë dhe largon prej tyre lodhjen. Nëse nuk i hapim e i mbyllim sytë për një periudhë të gjatë kohe, ata do të thahen dhe shikimi ynë do të dëmtohet. Veçanërisht personat që qëndrojnë gjatë para kompjuterit duhet të bëjnë një pushim prej një gjysmë ore dhe të vështrojnë një peizazh nga dritarja, kryesisht gjelbërim dhe kështu sytë do të çlodhen.
- Të lëvizim shpatullat dhe të krehim flokët shpesh
Nëse bëjmë shpesh ushtrime, duke lëvizur shpatullat për relaksimin e kockave dhe muskujve, trupi ynë do të ndjehet më mirë. Kjo lëvizje nxit rrahjet e zemrës dhe sasia e oksigjenit që u ofrohet organeve të tjera rritet. Krehja e flokëve ndihmon në relaksimin e trupit. Nëse nuk na ndodhet pranë një krehër, lëvizjen nëpër flokë mund ta bëjmë me gishta. Ky veprim nxit qarkullimin e gjakut në kokë dhe relakson trurin. Ndërkohë mbajtja e një pozicioni korrekt në karrige ndihmon në shmangien e lodhjes së muskujve. Trupin në karrige duhet ta mbajmë drejt, po kështu edhe gjatë ecjes.
- Të bëjmë aerobi
Njerëzit që punojnë në zyra për një kohë të gjatë, ndjehen shpesh të lodhur, pasi truri nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak. Kjo tregon se truri ynë është i lodhur dhe ka nevojë për ndihmë. Gjumi nuk përbën zgjidhjen më të mirë të mundshme, prandaj këshillohet aerobia sepse oksigjeni duhet të jetë i mjaftueshëm. Duhet të shmangim ushtrimet me intensitet të lartë, sepse kështu lodhja fizike dhe ajo psikike do të shtohen.
- Të flemë çdo ditë një orë më shumë
Gjatë verës, dita është më e gjatë dhe nata më e shkurtër. Shumë njerëz e kanë zakon të flenë vonë dhe të zgjohen herët. Kur vjen vjeshta, ky zakon duhet ndryshuar. Mjekët na këshillojnë të flemë para orës 22.30. Pas orës 23.00 funksionet e të gjitha organeve të trupit tonë ngadalësohen. Edhe ato kanë nevojë për pushim. Gjumi i drekës është i nevojshëm, veçanërisht për të moshuarit. Vetëm kur gjumi është i mjaftueshëm, mund të zgjidhet përfundimisht problemi i lodhjes. Çdo ditë duhet të flemë një orë më shumë, duke fjetur 7-8 orë. Kur punojmë dhe të studiojmë, pasi kemi fjetur mirë, do të jemi plot energji.
- Të konsumojmë xhensen
Xhenseni është bima më e njohur për efektet e saj pozitive dhe energjike dhe preferohet shumë për t’u përdorur gjatë ndërrimit të stinëve. Ky lloj çaji ndikon në shmangien e lodhjes dhe rimarrjen e energjisë së organizmit. Si ta përgatisim këtë lloj çaji? Është fare e lehtë. Në ujin që zien hedhim 5-10 gram xhensen. Çaji i kësaj bime jo vetëm largon lodhjen por dhe ndihmon në mbajtjen e trupit në formë.
- Lëvizni vazhdimisht
Në këtë kohë, vitin e kaluar çdo ditë dilja për vrap herët në mëngjes për të shmangur temperaturat e nxehta të ditës. Kur unë ushtrohesha në mëngjes, jo vetëm digjja kalori, por ndihesha më mirë e bëja zgjedhje më të mira gjatë ditës. Kështu që kam planifikuar ta vazhdoj këtë rutinë edhe gjatë vjeshtës.
- Duhet të përfitojmë nga moti
Vjeshta është një kohë e mrekullueshme për t’u stërvitur jashtë. Duhen shijuar temperaturat dhe ajri i freskët. Ecja, vrapi, xhirot me biçikletë janë aktivitetet që d t’ju mbajnë në formë gjatë kësaj stine.
- Konsumoni ushqimet sezonale
Është e thjeshtë të mbushësh vaktet me fruta e perime të shumëllojshme gjatë muajve të verës, por kur afrojnë muajt e ftohtë, është e vështirë t’i gjesh këto ushqime me bollëk. Në vend që të humb lëndët ushqyese të rëndësishme në dietën time, unë përdor variantin e ngrirjes për t’i përdorur recetat e mia edhe gjatë sezonit të freskët.
- Hani një mëngjes të shëndetshëm
Gjatë vjeshtës, ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm duhet me patjetër të bëhet rutina juaj e çdo mëngjesi. Duke e filluar çdo ditë me një vakt të balancuar dhe plot lëndë ushqyese do ta ndihmojë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japë energji. Mëngjesi i shëndetshëm do t’ju shuajë urinë përgjatë ditës.
- Blini ushqime bio
Perimet, frutat dhe çdo lloj ushqimi tjetër që konsumoni, bën mirë të jetë bio. Sepse lëndët ushqyese që ato përmbajnë janë të shumëllojshme dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sa më të freskëta ushqimet, aq më të shëndetshëm do të jeni.
- Mendoni diçka ndryshe
Keni dashur gjithnjë të merrni kurse baleti? Ose të mësoni si të luani futboll? Vjeshta është një kohë e mrekullueshme për të mësuar gjëra të reja. Mund të filloni ushtrime të reja stërvitjeje në palestra. Kërkoni për diçka që ju tërheq vëmendjen.
- Shëtitni gjatë pushimit të drekës
Të ecni pak gjatë pushimit të drekës është një mënyrë e mirë për të thithur disa rreze dielli gjatë verës. Por ky zakon nuk duhet lënë mënjanë gjatë stinës së vjeshtës, ose kur moti ftohet pak më shumë.
- Jini aktivë gjatë kohës që shikoni TV
Me ftohjen e motit vëmendja kthehet te televizori dhe programet e tij. Në vend që të rrini ulur duke parë me orë të tëra televizor, bëni disa ushtrime gjimnastikore. Vraponi në pistën e vrapit. Dhe gjatë publicitetit bëni ulje-ngritje.
- Pini sa më shumë ujë
Gjatë verës kemi nevojë për më shumë ujë se zakonisht sepse është vapë. Gjithashtu ndihemi të mbushur edhe gjatë ngrënies. Pirja e ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, kështu që sigurohuni që mos ta hiqni nga dieta juaj gjatë gjithë vitit.
- Fjetja e herët në mbrëmje dhe ngritja herët në mëngjes
Në vjeshtë, duhet të rregulloni orarin e fjetjes dhe të ngriheni në përputhje me ndryshimin e kohës. Sipas teorisë kineze organizmi ynë lidhet ngushtë me mjedisin e jashtëm.
- Ruajtja e qëndrueshmërisë shpirtërore
Ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes që lind në vjeshtë. Vjeshta është e ndryshme nga stina e verës, kur shprehem më lirshëm mendimet tona dhe interesohemi për gjërat e jashtme. Në vjeshtë duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe botës sonë të brendshme tonë dhe të kemi vetëpërmbajtje ndaj botës së jashtme. Në fakt, stërvitjet me frymëmarrjen dhe meditimi janë metoda shumë të përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit.
- Stërvitjet e ngadalshme
Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, ose ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme.
- Shëtitja në pyll apo në ambiente me gjelbërim
Zhvillimi i turizmit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për eliminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes. Vendet me gjelbërim nga qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e emocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme. Në fakt, vjeshta është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë shumëngjyrëshe.