Prindërit që kanë më shumë se dy fëmijë në shkollë përfitojnë librat falas për fëmijën e trete apo dhe më shumë.
Kjo është një kategori që është konsideruar së fundmi. Çdo familje që ka tre fëmijë, i treti edhe lart përfitojnë tekstin shkollor falas.
Pra çdo fëmijë, i tretë, i katërt apo i pestë i mbulohet kostoja e tekstit shkollor”, sqaron Dritan Sallaku, nga Drejtoria e Sistemit Parauniveristar.
Sipas Sallakut kategoritë që përfitojnë libra falas janë shtuar pasi përveç fëmijëve me statusin e jetimit, të verbër, romë janë shtuar: Fëmijët e egjiptiane, ata që vijnë nga familje që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara apo fëmijët e policëve të rënë në detyrë.
“Kategoritë që përfitojnë janë viktima të trafikimit, ata që trajtohen me ndihmë sociale, etj”, shton Sallaku.
Prindërit të cilët përfitojnë librat falas duhet të bëjnë kujdes kur blejnë libra pranë operatorit pasi duhet të pajisen me faturën përkatëse në mënyrë që më pas të përfitojnë kompensim.
“Janë dy kategori që janë rregulluar, edhe përmes kompensimit, përmes transaksionit të blerjes së tekstit. Por ka edhe kategori të tjera të cilat mbulohen drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit pa patur një marrëdhënie të tillë me pikat e shitjes së librave shkollorë”, thekson Sallaku.
Fëmijët të cilët ndodhen në institucionet e paraburgimit si dhe ata të cilët gjenden të shtruar në shërbimin onkologjik u shkojnë librat atje me kërkesë të këtyre institucioneve.