Reshje bore aktualisht ka edhe në Rrugën e Kombit. AHC njofton se situata në autostradën Milot–Morinë paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve.
Ka rënë dëbore pothuajse gjatë gjithë natës, e vijon dhe aktualisht nga zona e Fanit të Mirditës deri në zonën e Kolshit, Kukës.
Kompania njoftoi rruga është kriposur rregullisht, është dhe po patrullohet rregullisht dhe është nën suportin dhe monitorimin e grupeve të mirëmbajtjes dimërore dhe e policisë rrugore.
Kompania i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në segmentet e rrugës së kombit që janë me prezencë dëbore.
Duke u nisur nga situata aktuale, bëhet e ditur se AHC ka marrë masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” .
/f.s