• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbardhet “loja” në Uashington, dalin zbuluar strategjitë e Biden dhe Trump, pas debatit të “famshëm”

by S T
05/07/2024 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedhjet e këtij viti është nëse Joe Bideni do të vazhdojë të mbetet në garë, pas paraqitjes së dobët, duke ngritur pikëpyetje edhe brenda partisë së tij mbi moshën dhe aftësinë mendore të presidentit për të udhëhequr.

Ndërkohë VOA thotë se rivali i tij republikan, Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut të fokusuar tek paraqitja e dobët demokratit Biden në debat. Në debatin e parë presidencial, publiku pa dy burra të moshuar që akuzonin njëri tjetrin.

Përshtypja e përgjithshme është se presidenti Joe Biden, 81 vjeçar, pati një paraqitje të dobët dhe nganjëherë ishte e vështirë të kuptohej. Në një moment presidenti Biden pati vështirësi të shprehë planet e tij për tejkalimin e krizës kufitare, ndërsa në fjalën e tij ish-presidenti Trump tha se nuk e kuptoi çfarë deshi të thotë dhe se mbase as vetë presidenti nuk e di se çfarë po fliste. Ligjvënësi nga Teksasi, Lloyd Doggett është demokrati i pari që deklaroi publikisht se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara. Analistët thonë se kjo ndryshon dinamikat.

“Nëse do më duhej të vija një bast, do të thosha se shanset janë 50-50 që Bideni nuk do të jetë në garë”, thotë Thomas Schëartz nga Universiteti Vanderbilt. Nga ana e tij presidenti e pranon se është moshuar, por vë theksin tek deklaratat e rreme të rivalit të tij.

“Nuk flas rrjedhshëm si dikur. Nuk debatoj aq mirë si dikur, por një gjë është e sigurt; di të them të vërtetën”, tha presidenti Biden në një tubim me mbështetësit e tij. Sidoqoftë, një anketim i rrjetit CNN tregon se 3 nga 4 votues thonë se demokratët kanë më shumë shanse për ta fituar presidencën pa Biden si kandidat të partisë.

“Joe Bideni kaloi gjithë javën në Camp David duke pushuar, punuar e mësuar. Ai u përgatit shumë. Aq shumë sa nuk e dinte se çfarë po bënte”, tha Trump. Analistët thonë se tërheqja nga gara e presidentit Biden varet nga mbështetja për të në Partinë Demokrate dhe shtimit të thirrjeve publike për dorëheqjen e tij.

Next Post
Akuzohet për përdhunim dhe trafikim, Andrew Tate lejohet të largohet nga Rumania pas 3 vitesh

Akuzohet për përdhunim dhe trafikim, Andrew Tate lejohet të largohet nga Rumania pas 3 vitesh

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com