• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet krimi i dyfishtë që tronditi Korçën, vrasja ka ndodhur për një histori sentimentale

by Java News
18/07/2019 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banush Zerellari, vëllai i Sefedin Zerellari ka spiunuar në policinë e Korçës, Sefedinin, duke i thënë policëve se Gramos Nako që u gjend i vrarë brenda në banesën e tij, ishte ekzekutuar nga vëllai i tij. Nisur nga kjo situatë një grup oficerësh të kriminalistikës në Policinë e Korçës, kanë shkuar me urgjencë në banesën e autorit të dyshuar Sefedin Zerellari, duke i kërkuar të hapte derën dhe të vinte me ta në ambientet e policisë. Por dera ka qenë e mbyllur, ndërsa Zerellari ka dalë në ballkonin e shtëpisë me një pistoletë në dorë dhe një armë zjarri çifte, duke qëlluar veten me një plumb në kokë. Goditja është bërë në sy të policëve, të cilët gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar Sefedinit, që të mos merrte asnjë masë ekstreme kundër vetes së tij. Por me sa duket Sefedin Zerellari i ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, ka qëlluar me pistoletë veten, duke shtangur të gjithë oficerët e policisë që kishin shkuar për ta shoqëruar në ambientet e policisë së Korçës. Gjatë ekspertizës balistike të armës të sekuestruar pranë trupit të pajetë të Sefedin Zerellarit, ka rezultuar se pikërisht me këtë armë është vrarë në banesën e tij, Gramos Nako. Hetimi i prokurorisë dhe policisë së Korçës, ka zbuluar se vrasja e Gramos Nako, nuk ka lidhje aspak me çështjen e grabitjes. Këto dyshime janë provuar për shkak se Gramos Nako nuk i është vjedhur asnjë shumë financiare, pasi eurot, lekët dhe dollarët ndodheshin të paprekura. Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Korçës, dyshimet lidhen se vrasja ka shumë gjasa të ketë ndodhur për një histori sentimentale.

Lekët dhe sendet personale të paprekura

Në 8 korrik 2019 rreth orëve të pasdites, në një banesë private është gjetur i pajetë një person. Pas marrjes dijeni nga ana e sallës operative të policisë Korçë në orën 19:50, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet proceduriale të kryera është konstatuar se është vrarë me armë zjarri, Gramos Nako, i lindur në Skrapar dhe banues në Korçë. Gramos Nako jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbëritur në Shqipëri në muajin Maj 2019. Mbështetur tek  këqyrja e vendit të ngjarjes del e provuar se Gramos Nako është vrarë me armë zjarri në banesën e tij. Në vend ngjarje janë gjetur gëzhoja e qitur, predha dhe tre fishekë të pa shkrehur. Nisur nga këto rrethana janë ngritur dyshime të forta se vrasja është kryer ne intervalin kohor 17:00 ose deri në 18:00 të datës 8 korrik, nga një person ende i papërcaktuar. Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme,ka rezultuar se në vend ngjarje janë gjetur një sasi kartëmonedha, lek, dollarë Amerikan, pasaporta Amerikane në emër të Gramos Nako dhe gruas së ti, Natasha Nako, të cilat ndodheshin në një çantë grash, si dhe gjatë këqyrjes se kufomës u gjend një portofol me një sasi dollarësh Amerikan, Euro dhe Lek. Këto rrethana kanë treguar dhe lindur dyshime për prokurorët e Korçës se autori i kësaj vrasje nuk ka pasur si motiv grabitjen e viktimës, por krimi ka ndodhur mes një sherri mbase brenda fisit dhe se autori dhe viktima mund të jenë njohur më njëri-tjetrin. Nisur nga kjo situatë prokuroria e Korçës ka ndërmarrë një sërë veprimesh proceduriale duke filluar nga administrimi në dosje e dhjetëra dëshmive por dhe vënia në përgjim e disa numrave telefoni të anëtarëve të fisit Nako dhe rrethit shoqëror të tij.

Vëllai spiunoi vëllanë në polici

Ndërkohë ende pa u mbushur 24 orë nga ndodhja e vrasjes së Gramos Nako, krimi i cili tronditi Korçën, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar po në këtë qytet. Në mëngjesin e 9 korrikut 2019 është marrë informacion nga Banush Zerellari se vrasjen e Gramos Nako e ka bërë vëllai i tij, Sefedin Zerellari. Mbi këtë informacion dhe dyshimet paraprake të ndodhura në kamerat e biznesit të zonës ku është vrarë Gramos Nako, punonjësit e policisë Ilirjan Kote, Vangjush Menkshi,Maksim Meco, Arqile Ropi, Nasi Shumka dhe oficerit që ndjek hetimet Elvir Pocka,kanë shkuar në banesën e Sefedin Zerellari. Dera ka qënë e mbyllur dhe punonjësit e policisë kanë trokitur dhe pasi kanë konstatuar se Sefedin Zerellari ndodhej në ballkon të shtëpisë i kanë kërkuar të hapte derën. Në këto kushte kanë konstatuar se autori I dyshuar i vrasjes së Gramos Nako, Sefedin Zerellari, kishte një pistoletë në dorë dhe një armë gjahu.

Vetëvrasje në sy të policëve

Pistoletën që kishte në dorë e ka drejtuar drejt vetes në kokë dhe megjithëse punonjësi i policisë Alqi Ropi, i ka thënë të mos kryente veprim ndaj vetes, Sefedin Zerellari, ka shkrehur armën duke u vetëvratë. Mbi këtë veprim të kryer nga Sefedin Zerellari prokurorët e Korçës, ka vazhduar kryerjen e veprimeve hetimore të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertimit balistik të pistoletës. Përgjigjia  Nga veprimet e para hetimore del dyshimi se Sefedin Zerellari është vëllai i bashkëshortes së Gramos Nako, Natasha Nako. Gjithashtu del dyshimi se vrasjen e Gramos Nako, e ka kryer Sefedin Zerellari,por se aktualisht prokuroria është në fazën e dyshimeve mbi motivet e kësaj vrasje. Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Korçës, dyshimet lidhen se vrasja ka shumë gjasa të ketë ndodhur për një histori sentimentale.  Njëri nga viktimat, Serefedin Zenellari, kishte disa vite që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në Korçë. Mirëpo, edhe pas divorcit, ai dyshonte se ish-gruaja kishte krijuar një raport intim me kunatin e tij, Gramoz Nako, gjë e cila ka sjellë irritimin e Serefedin Zenellarit, duke bërë që ky i fundit të vrasë në 8 korrik 2019 Nakon. Të dyja ngjarjet me viktima, pritet që në ditët në vijim të pushohen nga prokuroria e Korçës./Shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Krimi që tronditi Rusinë, dy vajzat adoleshente shpërfytyruan dhe vranë miken e tyre se ajo ishte shumë tërheqëse

FOTO/ Krimi që tronditi Rusinë, dy vajzat adoleshente shpërfytyruan dhe vranë miken e tyre se ajo ishte shumë tërheqëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë

Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë

May 6, 2026

Një “gënjeshtër” lozonjare e Ramës, por dhjetë vjet më pas…

May 6, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

May 6, 2026
Irani reagon pas marrëveshjes së propozuar nga SHBA për pushimin e plotë të luftës: Listë dëshirash!

Irani reagon pas marrëveshjes së propozuar nga SHBA për pushimin e plotë të luftës: Listë dëshirash!

May 6, 2026
Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

May 6, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE

May 6, 2026
Çfarë mbijetoi nga sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran

Çfarë mbijetoi nga sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran

May 6, 2026
Papa Leoni XIV kundërshton Trump: Kisha s’mbështet armët bërthamore!

Papa Leoni XIV kundërshton Trump: Kisha s’mbështet armët bërthamore!

May 6, 2026
Deklarata e fortë e Kryemadhit: Nuk e merr dot mandatin e deputetit pa hedhur 300 mijë euro!

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Nuk e merr dot mandatin e deputetit pa hedhur 300 mijë euro!

May 6, 2026
“Duhet të kaloja një ‘vetting’ që ta takoja”, Rama dorëzon “Doctor Honoris Causa” për Ricardo Hausmann

“Duhet të kaloja një ‘vetting’ që ta takoja”, Rama dorëzon “Doctor Honoris Causa” për Ricardo Hausmann

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In