• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbardhet komunikimi/ Çfarë bisedoi Biden për 14 minuta me presidentin e Afganistanit, para se vendi të binte në duart e talebanëve

by Java News
01/09/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reuters ka zbuluar detaje nga biseda e fundit mes presidentit Joe Biden dhe presidentit të Afganistanit, pak para se vendi të binte në duart e talebanëve.

Në bisedën e fundit telefonike midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij në Afganistan, para se talebanët të merrnin kontrollin e vendit, udhëheqësit diskutuan për ndihmën ushtarake dhe strategjinë politike, por as Biden dhe as Ashraf Ghani nuk dukeshin të vetëdijshëm ose të përgatitur për rrezikun e rënies së vendit në duart e talebanëve, tregon një transkript i rishikuar nga Reuters.

Dy presidentët folën për rreth 14 minuta më 23 korrik. Më 15 gusht, Ghani iku nga pallati presidencial (dyshohet me miliona dollarë) dhe talebanët hynë në Kabul.

Që atëherë, dhjetëra mijëra afganë të dëshpëruar janë larguar nga vendi dhe 13 trupa amerikane dhe shumë civilë afganë u vranë në një sulm me bombë në aeroportin e Kabulit, gjatë evakuimit të furishëm të ushtrisë amerikane.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të ngushtë ajrore, nëse e dimë se cili është plani,” tha Biden. Disa ditë para bisedës mes tyre, SHBA kryen sulme ajrore për të mbështetur forcat afgane të sigurisë, një veprim që talebanët thanë se ishte në kundërshtim me marrëveshjen e paqes në Doha.

Biden lavdëroi forcat e armatosura afgane, të cilat u trajnuan dhe financuan nga qeveria amerikane. “Ju qartë keni ushtrinë më të mirë,” i tha ai Ghanit. “Ju keni 300,000 forca të armatosura mirë kundrejt 70-80,000 (të talebanëve) dhe ato janëtë afta për të luftuar mirë.”

Fjalët e udhëheqësit amerikan treguan se ai nuk e kishte parashikuar kryengritjen dhe kolapsin masiv që do të vinte 23 ditë më vonë, shkruan SHQIP.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë fort, diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht, për t’u siguruar që qeveria juaj jo vetëm të mbijetojë, por të jetë e qëndrueshme dhe të rritet,” tha Biden.

Shtëpia e Bardhë të martën nuk pranoi të komentojë mbi bisedën.

/m.j

Next Post
Zeqiraj kundër Adem Jasharit, Kurti e sjell në Shqipëri/ Gazetari Syla: Pse s’po çoni Gjuriçin ambasador në Tiranë, po kopjen e tij. Po e ofendoni Kosovën

Zeqiraj kundër Adem Jasharit, Kurti e sjell në Shqipëri/ Gazetari Syla: Pse s'po çoni Gjuriçin ambasador në Tiranë, po kopjen e tij. Po e ofendoni Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit në Jemen dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit në Jemen dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com