• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formulari / Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK do të pyeten edhe për krushqitë

by A R
19/08/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët e gjyqtarët që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të jenë të kontrolluar në çdo aspekt të jetës së tyre për dhjetë vite. Nën kontroll do të jenë edhe krushqitë deri në Shkallën e Dytë për dhjetë vitet e fundit. Përveç komunikimeve në telefon apo llogarive bankare, sipas një dokumenti të siguruar nga “Panorama”, prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna edhe për “krushqitë” deri në brezin e dytë.

Dokumenti që publikohet ditën e sotme është pjesë e projektligjit në formën e një formulari, që do t’u jepet për plotësim prokurorëve e gjyqtarëve të përzgjedhur të konkurrojnë për të qenë pjesë e zyrës së SPAK­ut. Te pjesa nr.6 e formularit që duhet të plotësojnë prokurorët kandidatë për zyrën e SPAK­ut, me titull “të dhëna për sigurinë”, prokurorëve u kërkohet të renditin emrat dhe detajet në pyetjen e pikës B: “A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?”. Në pjesën shpjeguese në lidhje me këtë pyetje thuhet se informacioni duhet të jepet për dhjetë vitet e fundit dhe më tej sqarohet se: Me termin “familjar” do të kuptohet bashkëshortja/bashkëshorti i tij, i afërti deri në Shkallë të Katërt ose krushqi deri në Shkallë të Dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët.

Një tjetër pyetje që u është bërë kandidatëve për te SPAK­u është: A keni pasur kontakte të papërshtatshme në formën e një telefonate, telekomunikim, takime, aktiviteti, vakti ose raste të tjera, me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar, të cilat nuk janë në pajtim me ushtrimin e detyrës?”. Në shpjegimin e përgjigjes së kësaj pyetjeje duket edhe një term tjetër problematik, që bën fjalë për “persona të akuzuar publikisht” dhe jo për personat e dënuar. Më konkretisht, në shpjegimin e përgjigjes që duhet dhënë, theksohet: Rendisni më poshtë takime, marrëdhënie ose kontakte të papërshtatshme me persona, të cilët në dijeninë tuaj kanë qenë ose janë të arrestuar, të dënuar, apo të akuzuar publikisht për përfshirje në krimin e organizuar në ushtrimin e detyrës suaj, të cilat nuk janë në pajtim me ushtrimin e detyrës?”.

Next Post
“Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit’’/ RENEA ekspozon në Vlorë arsenalin luftarak

"Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit’'/ RENEA ekspozon në Vlorë arsenalin luftarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

January 11, 2026
Aleati i Bashës i pakënaqur me marrëveshjen: Nuk ishte reforma që prisnim, zgjedhjet pasardhëse duhet të jenë me lista të hapura

Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e Berishës me aleatët: Frymë mosbesimi ekstreme!

January 11, 2026
Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

January 11, 2026
“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

January 11, 2026
Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

January 11, 2026
Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In