• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet fjala e Beqajt në gjykatë: Keqkuptimi me termin “Sterilizim” dhe pse qëllimi i akuzës është emri im!

by A R
21/05/2025 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë seancës së sotme, ish-ministri Ilir Beqaj kërkoi mirëkuptimin e Gjykatës për sqarime në lidhje me perceptimin publik dhe procedurat e çështjes në të cilën po gjykohet. Ai theksoi se termi “çështja e sterilizimit” është një keqinterpretim, pasi kontrata në fjalë lidhet me “menaxhimin e integruar të instrumentarit kirurgjikal”, ku sterilizimi është vetëm një nga gjashtë komponentët e shërbimit.

Beqaj kundërshtoi gjithashtu mënyrën se si emri i tij vihet në pah në përmendjen “Ilir Beqaj dhe të tjerët”, duke theksuar se akuzat janë individuale dhe secili i pandehur duhet trajtuar më vete.

Fjala e plotë:

Kerkoj mirekuptimin tuaj per tre aspekte qe do parashtroj ne vijim per te cilat kam marre shtyse nga seanca e kaluar. 

Se pari, do t’i kerkoja te nderuares gjykate, por meqenese tashme seanca eshte publike, edhe te gjithe njerezve te tjere qe ndjekin seancen dhe jane te interesuar te percjellin informacion rreth kesaj ceshtjeje, se kjo nuk eshte as “Ceshtja e sterilizimit”, as “Kontrata e sterilizimit”, as “Koncesioni i sterilizimit”. Eshte e vertete qe ka nje keqkuptim dhe keqperceptim publik tashme 9-vjecar. Rendom prej 9 vitesh perdoret fjala “sterilizim”. Vete titulli i kontrates flet per furnizim te setit te instrumentave kirurgjikale. Italia fqinje, nga ku e kemi huazuar kete eksperience, e quan ne gjuhen e vete “Gestione integrata dello strumentario chirurgico”, qe do te thote “menaxhimi i integruar i instrumentarit kirurgjikal”. Sterilizimi eshte vetem nje nga gjashte komponentet e sherbimit te integruar qe realizon kontrata. Prandaj, do t’i lutesha te gjitheve qe te pranonin qe kjo eshte ceshtja e instrumentave kirurgjikale. Nese e pranoni, do t’ju lutesha qe ta perdornit edhe ne komunikim.

Se dyti, edhe gjate seances paraprake, por edhe tani, gjykata i referohet kesaj ceshtjeje si ceshtja “Ilir Beqaj dhe te tjeret”. Edhe pse ky komunikim deshmon ate cfare ne subkoshience te gjithe pranojne, qe ketu qellimi i akuzes eshte I. Beqaj dhe te tjeret jane thjesht plotesues. Edhe pse disa prej nesh akuzohen ne bashkepunim, akuzat jane individuale. Madje ne kopertinen e volumit 1 te fashikullit te gjykimit, emri im eshte i fundit ne listen me emrat e 9 te pandehurve. Prandaj, do i kerkoja Gjykates te shmangte perdorimin e togfjaleshit “I. Beqaj dhe te tjeret”. Une besoj ne pafajsi ne kete ceshtje por nuk besoj se deklarimi i pafajsise do jete te deklarohen te pafajshem “I. Beqaj dhe te tjeret”. Secili do marre pafajsine individualisht.

 

Se treti, po i drejtohem avokatit Maksim Haxhia ne cilesine e kryetarit te Dhomes se Avokatise se Shqiperise. Per fat te mire avokati Maksim Haxhia e njeh kete ceshtje prej tashme 20 muajsh. Ne emer te Dhomes se Avokatise, se fundmi ka shprehur ne publik shqetesimet e Dhomes kundrejt SPAK dhe GJKKO. Nuk eshte as vendi e as koha qe une te ndaj mendimin tim per SPAK, GJKKO apo Dhomen e Avokatise, por do t’i kerkoja z. Haxhia qe pa lene menjane shqetesimet ndaj SPAK dhe GJKKO, te mbaje ne vemendje sjelljen e atyre avokateve te Dhomes se Avokatise te cilet Gjykata i cakton kryesisht ne ceshtje te ndryshme. Per mua qendrimi i avokatit A.P. ne seancen e kaluar, ku deklaroi qe ishte gati te merrte persiper mbrojtjen per mua ishte qendrim befasues. Kjo ceshtje eshte hetuar per 50 muaj. Seanca paraprake ka zgjatur 9 muaj. Fashikulli i gjykimit ka 602 volume dhe mbi 250,000 faqe. Avokati A. P. nuk beri ndonje perpjekje te takohej me mua per 2 jave. Eshte e pamundur qe per 2 jave kushdo avokat te njihet me dosjen dhe te marre persiper mbrojtjen, pa u takuar asnjehere me te akuzuarin. Edhe pse mbrojtja ligjore falas qe mundeson shteti eshte nje arritje e rendesishme demokratike, nese eshte joprofesionale, behet praktikisht e pavlefshme

 

Next Post
14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin/ Papa Leoni i lutet Izraelit: Lejoni ndihmat humanitare në Gazë

14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin/ Papa Leoni i lutet Izraelit: Lejoni ndihmat humanitare në Gazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

September 21, 2026
Thaçi nuk është Mladić

Thaçi nuk është Mladić

September 21, 2026
Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

September 21, 2026
“Drejtësi për Egli Progën”, motra e tij fton qytetarët në marshim: Stop kriminelëve!

Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim

September 21, 2026
Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

September 21, 2026
VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

September 21, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 21 shtator 2026

September 21, 2026
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin -

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin –

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com