• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit, 31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit, arma ishte gjermane

by A R
14/10/2025 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit rreth një javë më parë.

Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.

Pamjet e sigurisë treguan se në ambientet e gjykatës, në sallën nr. 3 ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj. Të katërt ndodheshin aty për një çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë.

Pas këtij veprimi, ai i ka drejtuar pistoletën shtetasve Ragip dhe Ervis Kurtajt të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre.

Më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”. Arma kishte një fishek në folenë e zjarrit dhe dy të tjerë në krehër, gati për përdorim.

Në parkingun pranë Xhamisë së Namazgjasë u gjet automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, ku u zbuluan dhe sekuestruan 31 fishekë manovër kalibri 9 mm.

Ndaj autorit Elvis Shkambi rëndojnë veprat penale “vrasje e funksionarëve publik”, “barasja në rrethana të tjerë cilësuese” si dhe “mbajtja pa leje e armëve”.

Next Post
“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, Dumani kërkon portofol digjital për ruajtjen e tyre

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, Dumani kërkon portofol digjital për ruajtjen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In