• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit Nasufi, autori u largua me motor drejt Selitës

by A R
13/01/2025 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (12 janar) te “Pallati me Shigjeta”, ku një 56- vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ishte në makinën e tij.

Burime policore bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi dhe është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Autori, që dyshohet se ka qenë vetëm një, ka qenë i maskuar me një kapuç dhe është larguar me motor drejt zonës së Selitës. 56-vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Spitalit të Traumës, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit. Sipas informacioneve paraprake dhënë mbrëmë nga policia e Tiranës, mësohet se viktima ka një mobilieri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek ‘Pallati me Shigjeta’ në rrugën ‘Myrte Zeneli’, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, – informoi policia e kryeqytetit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

HETIMET

Ka qenë një telefonatë e shkuar në sallën operative që ka lajmëruar për një plagosje në zonën e Selitës. I plagosuri, i cili ka qenë me pak shenja jete, është nisur menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës, por pa mundur t’u mbijetojë plagëve.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi ka ngritur planin e masave ka rrethuar zonën dhe më pas edhe gjithë Tiranën. Dyshohet se një motor i zi, që ka karakteristikat e mjetit që dyshohet që u pa në vendin e ngjarjes kishte marrë drejtimin e Selitës, ndërkohë që policia sërish mblodhi vetëm gëzhojat në vendin e ngjarjes. Autori ose autorët e kanë pritur Nasufin në afërsi të shtëpisë, vend ku ai ka ulur shpejtësinë e mjetit pasi do të futej në portën e jashtme të banesës së tij.

Atentatori e ka gjuajtur 6 herë me armë zjarri, pistoletë, në një distancë fare të afërt, për shkak se ia ka mundësuar jo vetëm errësira por edhe moti me shi.

Policia e Shtetit bën me dije se viktima është një person tërësisht i panjohur për ta pasi ai nuk rezulton me asnjë precedent të mëparshëm penal. Po ashtu, bëhet fjalë se as nga familja e tij nuk ka ndonjë person problematik, por mënyra se si është kryer atentati lë të dyshohet se vrasja është e një stili mafioz dhe e mirorganizuar.

Grupi hetimor që ka marrë në duar ngjarjen kërkon të zbulojë shkaqet pikërisht tek e shkuara e viktimës dhe e njerëzve të tij të afërt për të mësuar se cili ka qenë motivi i ekzekutimin të mbrëmshëm.

Next Post
Zjarret në Los Anxhelos / Rritet në 24 numri i viktimave, frikë për stuhi ere

Zjarret në Los Anxhelos / Rritet në 24 numri i viktimave, frikë për stuhi ere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In