• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika e vrasjes në Lushnjë, për krimin u përdorën dy armë zjarri

by A R
24/08/2021 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në atentatin ku mbeti i vdekur 40-vjeçari Bledar Muça dhe u plagosën 5 të tjerë janë përdorur dy armë automatike kallashnikov, të cilave u janë fshirë numrat seria. Dy armët e zjarrit janë gjetur në automjetin tip Golf pa targa i cili u shkrumbua pas ngjarjes, në fshatin Thanasaj.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka rindërtuar dinamiken e vrasjes së pronarit të lokalit në qendër të Lushnjës. Sipas hetuesve të cilët kanë marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje, në automjet kanë qenë dy persona të maskuar. Ata kanë ndaluar dhe janë afruar pranë tavolinës ku pinte kafene viktima Bledar Muça dhe kunati i tij Judmir Velo, duke qëlluar në drejtim të tyre.

Në momentin e atentatit, rreth orës 22,  zona ka qenë e populluar nga klientët dhe plumbat e dala nga arma e kallashnikovit prej shkrepjes së autorëve kanë prekur një territor të gjerë në rreth 100 metra katror. Viktima ishte ulur si çdo nate në tavolinën e vendosur buzë rrugës ku kalojën automjetet, duke krijuar kështu lehtësi për autorët e krimit.

Pas kryerjes se atentatit ata menjëherë janë larguar për tek ura e trenit në Rrogozhinë, pranë lumit Shkumbin ku kanë djegur makinën tip Golf 5 me targa italiane, të cilin e kishin vjedhur. Autoret dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë për të humbur gjurmën dhe për t’u arratisur.

Për këtë arsye kontrolle të shumta janë kryer gjatë natës, si dhe janë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë, përfshirë dhe stafin e lokalit  qe eshte ne pronesi të viktimës.

Grupin hetimor pritet ta ndihmojnë dhe pamjet e kamerave të sigurisë, pasi në vendin ku u ekzekutua Bledar Muça ka shumë biznese, që mund të kenë dokumentuar te gjithe itinerarin e autoreve te cilet para se te afroheshin ne vendin e krimit mund te mos kene përdorur maska.

Ndërkohë pesë të plagosurit Sara Cici, Sara Cauli, Majlinda Gjyla , Ervis Tafa dhe Judmir Velo ishin të ulur në tavolinat e bar Pedonales, ku dhe morën plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Pas ndihmës mjekësore ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktima rezulton me skedë të pastër penale dhe prej 5 vitesh administronte lokalin në qendër të qytetit të Lushnjës. Ai është dhëndër i Roland Shytit, i njohur me pseudonimin mustaqe kuqi, anëtar i bandës Hakmarrja për drejtësi, i cili prej vitesh administron disa prona në qytetin e Lushnjës. Një nga pistat e hetimit është ajo e konflikteve financiare të këtyre bizneseve.

/a.r

Next Post
Mjeku shqiptar në Itali: Të vaksinohen fëmijët! Vaksina nuk fut mikroçipa në trup dhe as e ndryshon ADN

Mjeku shqiptar në Itali: Të vaksinohen fëmijët! Vaksina nuk fut mikroçipa në trup dhe as e ndryshon ADN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In