• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika e vrasjes në Laknas, Marku e qëlloi Hasën derisa i mbaruan fishekët, mbushi sërish karikatorin…

by A R
03/12/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kërkesën që Prokuroria i ka drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë për caktimin e masës ndaj Maliq Markut, janë shkruar me detaje dhe rrethanat e vrasjes së dy ditëve më parë në Laknas.

Kujtojmë se nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Shefqet Hasa dhe u plagos Ismet Keça, të dy fqinjë të Maliq Markut. Ky i fundit ekzekutoi me armë zjarri Hasën me plot 5 plumba. E gjitha nisi për kanalizimet e ujërave të zeza në lagjen e tyre.

Sipas prokurorisë, Maliq Marku ka qëlluar ndaj Hasës deri sa ka mbaruar të gjithë fishekët e karikatorit e më pas është futur në banesë për ta mbushur sërish armën.

“Personi nën hetim ka qëlluar derisa sa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në kreherin e armës së tij. Pasi ka qëlluar gjithë fishekët që kishte në armën e tij personi nën hetim është futur në banesën e tij ku rimbushur krehërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep e ka vendosur në pistoletë dhe ka mbushur pistoletën”, bën me dije prokuroria.

Mësohet po ashtu se ka qenë ndërhyrja e një banori tjetër të lagjes ajo që ka parandaluar thellimin e ngjarjes. Pasi Maliq Marku qëlloi ndaj Ismet Keçës 3 ose 4 herë, shtetasi me inicialet I.K ka bërë të mundur t’i devijojë pistoletën duke ja ulur me drejtim nga toka.

“Pas këtyre te shtënave personi nën hetim përsëri ia ka drejtuar pistoleten Ismetit, por shtetasi I.K në këto momente i ka kapur të dyja duart bashkë me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku në këtë moment Maliqi ka qëlluar dhe nje herë të vetme në drejtim të tokës”, thuhet më tej.

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja pistolete, ndërsa nga kontrolli i banesës së Markut janë sekuestruar 1 shkop gome, 3 fishekë të armëve të gjakut dhe një tub metalik.

Maliq Marku, sipas Prokurorisë, ka konsumuar dy vepra të rënda penale, atë të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

/a.r

Next Post
“Drejtësi për Liridonën”, qytetarët protestojnë para Ambasadës së Kosovës në Tiranë

“Drejtësi për Liridonën”, qytetarët protestojnë para Ambasadës së Kosovës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In