• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika e ‘luftës’ me armë në Laprakë, ku mbetën 4 të plagosur

by Java News
01/10/2017 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Laprakës, ku mbetën të plagosur katër persona nga të shtënat me armë zjarri në lokal, është zbardhur edhe dinamika e ngjarjes. Gjithçka ka nisur tri ditë më parë, ku pronari i lokalit, Eljon Leka, është konfliktuar me njërin prej vëllezërve nga Puka, përkatësisht me Astrit Seferin, 32 vjeç. Ndërkohë, hetimet ende nuk kanë zbuluar shkakun e konfliktit mes Lekës dhe Seferit.

Dy ditë më parë, kur edhe ndodhi ngjarja, Astrit Seferi, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij, Arben Seferi, 35 vjeç, kanë shkuar së bashku te lokali i Eljon Lekës, që ndodhet në rrugën “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës.

Eljon Lika ka dalë jashtë nga lokali ku është përballur me dy vëllezërit. Në momentin që pronari i lokalit ka parë armën, ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke u futur në mjediset e lokalit. Ky ka qenë edhe momenti ku është hapur zjarr në lokal nga dy vëllezërit.

Dyshimet janë se ata kanë tentuar të vrasin pronarin e lokalit, me emrin “Arlind”, por kanë plagosur atë vetë, së bashku me tre klientë të tjerë, të cilët janë: Avni Biberi, 46 vjeç, Bujarin Mrisha, 39 vjeç, dhe Bledar Gusturami, 33 vjeç.

Që prej tri ditësh, tre vëllezërit janë në kërkim nga Policia, por ende nuk është kapur asnjëri prej tyre. Gjithashtu, mësohet se edhe pronari i lokalit është me origjinë nga Puka, ashtu sikurse dy autorët. Sa u përket të plagosurve, ata vazhdojnë të jenë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

SHERRI

“Lufta” në lokalin e familjes Leka, tek ish-kombinati “Josif Pashko” në Laprakë, dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti që Eljon Leka ka pasur me vëllezërit Seferi. Ky konflikt ka ndodhur dy ditë më parë, në lokalin e dy vëllezërve, që ndodhet pranë gjimnazit “Aleks Buda”, po në Laprakë.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë arsyesh ka ndodhur përplasja mes tyre, por megjithëse ishte menduar si i mbyllur ky konflikt, gjakrat janë nxehur kur palët u panë rastësisht në rrugë. Rruga nga ku janë larguar autorët është e monitoruar nga shumë kamera sigurie që kanë filmuar ngjarjen.

Dy vëllezërit janë fiksuar që largohen me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Mercedes”, me ngjyrë gri. Policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës, fillimisht në lokalin që ata kanë në pronësi dhe në banesat po në të njëjtën zonë.

DËMET

Nga të shtënat që ndodhën në lokal, mësohet se dera kryesore e tij ishte thyer e gjitha, pasi ishte prej xhami. Gjithashtu, edhe një automjet tjetër që gjendej aty i parkuar, kishte marrë disa plumba nga të shtënat. Edhe dëshmitarët kanë pohuar se ishin në dijeni të një konflikti të pronarit të lokalit me disa patriotë të tij, por për arsyen e konfliktit nuk kanë pasur dijeni.

Pas ngjarjes pati edhe një prononcim të drejtorit të Policisë së Tiranës. I pyetur për motivet e ngjarjes, drejtori i Policisë shpjegoi se bëhet fjalë për një konflikt. “Ka ndodhur një konflikt dje dhe sot, pasi janë parë, janë konfliktuar dhe ndodhi ngjarja. Autorët janë dy persona që i kemi në ndjekje”, u shpreh dje Veliu nga vendi i ngjarjes. /panorama

ma.me

 

Next Post
Strategjia e PD-së kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri

Pse u tremb Basha nga fjalimi i fshatares Loku?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In