• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet biseda, ja si e ndihmoi polici bashkëpunëtorin e grupit të Shijakut

by Java News
29/10/2018 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hajri Seferi, një prej 27 personave të arrestuar si pjesë e grupit “Avdylaj” të Shijakut, përshkruhet në dosjen e Prokurorisë si personi që bënte edhe lidhjen mes grupeve të ndryshme kriminale.

Nga ana tjetër, rezulton se ai është ndihmuar edhe nga një punonjës Policie që ka shitur informacionet tek ai. Të dhënat e përfituara nga aktet bashkëngjitur kërkesës për caktimin e masës së sigurimit, tregojnë se disa persona janë “urë” lidhëse e grupeve të ndryshme kriminale, siç është ndër ta personi i dyshuar Hajri Seferi, i cili bashkëpunon jo vetëm me persona të ndryshëm, por është edhe bashkëpunëtor i grupeve të ndryshme kriminale. I dyshuari në fjalë rezulton me aktivitet të shtuar dhe të hershëm në lëmin e narkotikëve, por jo vetëm. Ai koordinon veprimtarinë e personave që trafikojnë dhe ndër të tjerë edhe që shesin e blejnë lëndë narkotike. Lidhjet e tij shoqërore dhe bashkëpunëtorë të tij ndër të tjerë rezultojnë (si të identifikuar, por që rezultojnë edhe shumë persona akoma të paidentifikuar plotësisht) Mondi Abazi, i njohur me emrin Mikel alias Keli Prifti, Emiljano Doku, Petro alias Abedin Kuçi (i cili furnizohet vazhdimisht te Hajri Seferi, ndër të tjera edhe në rastin e gjetjes dhe sekuestrimit të lëndës narkotike e dyshuar si kokainë, në datë 8 korrik 2018).

NDIHMA NGA POLICI

Nga hetimet rezulton se shtetasi Bledar Koçi, me detyrë punonjës Policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në Sektorin Kundër Narkotikëve, ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e tij të punës.

Numri 0692479…, më datë 16.07.2018, ora 18:58, (që e përdor herë pas here Bledi që dyshohet se është punonjës Policie) flet me numrin 0699338… dhe i thotë: “O Hajri jam ai… Fierit se po të marr me një telefon tjetër, s’është telefoni im. Ti kishe dhe 3 gjoba të tjera për dy vitet e fundit. Ti ke 4 gjoba dhe nuk paguan dot 60 mijë minimalen, paguan 120 nga 150 që ishte ajo”. Hajriu i përgjigjet: “Po me të ardhë unë me të dhan 20 mijë lekshin, me më dhën një numër ti mu?”. Bledi: “Po erdhe, aty më gjen mu”. Hajriu: “Po a di me ardhë atje unë? Të ishim taku n’Fier më mirë”. Bledi: “Unë të pagova faturën”. Hajriu: “Mirë për 2-3 ditë unë do të vij andej.

Po si me të kërku unë ty andej?” Bledi: “Po ke Policia, Bledi. E kam emrin Bledi, që punon ke droga thuaj. Nga e hëna në të premte jam aty unë”. Ka të dhëna se personi në fjalë, duke pasur informacion për shkak të detyrës, mban të informuar për lëvizjen e organeve hetimore Hajri Seferin dhe anëtarët e grupit të tij. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Bledar Koçi, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës “shet informacionin” te Hajri Seferi dhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, duke sjellë kështu ndihmën dhe kontributin e tij në këtë veprimtari të anëtarëve të grupit kriminal.

Madje, veprimet e tij kanë sjellë pasoja në hetimet e kësaj ngjarjeje, duke vështirësuar hetimet e grupit, ku ndër të tjera, pasi i është vënë GPS audiolokalizuese në automjetin e Hajri Seferit, ka qenë pikërisht Bledar Koçi që e ka informuar Hajriun lidhur me instalimin e kësaj pajisjeje në automjet. Pajisje e cila u zbulua nga të dyshuarit pas disa ditësh të vënë në të dhe organet hetimore u detyruan të merrnin masa për ta çinstaluar. Pra, me veprimet e tij, ka dhënë ndihmesën e drejtpërdrejtë në vijimin e veprimtarisë kriminale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të Hajri Seferit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Gjithashtu, në kuadër të procedimit sa më lart, janë vënë në hetim dhe janë përfituar të dhëna lidhur me aktivitetin e kundërligjshëm në lëmin e narkotikëve, si në trafik ashtu edhe në prodhim, shitje dhe tregtim të tyre, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe shtetasit, Astrit Balliu alias Avdyli, vëllai i tij, Altin Avdyli, si dhe lidhjet e tyre, shtetasi Gjevi Ndoka, etj.

DEPOZITIMI I PARAVE

Në dosjen e Prokurorisë, është zbardhur edhe një përgjim, ku Hajri Seferi kërkon të hapë një llogari bankare për të depozituar një shumë prej 500 mijë eurosh. Prokuroria thekson se ky grup kryente lëvizje të shumave të mëdha të parave, që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal. Nga verifikimet e kryera, nuk ka rezultuar që Hajri Seferi apo ndonjë i afërm i tij të ketë aktivitet tregtar apo biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij. I dyshuari Hajri Seferi dhe bashkëpunëtorët e tjerë në veprimtarinë e tyre, përveç veprimeve të kundërligjshme në lidhje me narkotikët (si trafikim ashtu edhe në shitje, transportim, tregtim, etj.), rezulton se kanë pasur përfitime të mëdha të cilat i kanë investuar në pasuri të ndryshme.

Biseda e përgjuar për depozitimin e parave 

Më datë 05.04.2018, i dyshuari Hajri Seferi komunikon me një person për çështje parash, të cilit i thotë: “Na foli një herë kësaj/ Po bre ma kalo…/ Alo mirmëngjesi/ Mirmëngjesi… do të vi të baj ni veprim, do të hapi llogari të arkëtoj 500 mijë euro, sepse do bëj pagesa të firmave/ Tani më sqaro pak si do me thënë, për çfarë hapet llogaria/ Sepse do paguhet firma pra, do paguhet firma/ Po me firmën ke lidhur ndonjë kontratë paraprake/ Jo, jo nuk kam asnjë lloj kontrate/ Po sa do jetë vlera e investimit, sepse nuk lejohet të bëhen pagesa nga një llogari individuale te firma, nëse nuk ka një dokument përkatës”. Në dosjen e Prokurorisë, është zbardhur edhe një përgjim ku Hajri Seferi kërkon të hapë një llogari bankare për të depozituar një shumë prej 500 mijë eurosh. Prokuroria thekson se ky grup kryente lëvizje të shumave të mëdha të parave, që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal.

ma.me

 

Next Post
Sulmi vdekjeprurës në sinagogë, myslimanët mbledhin para për hebrenjtë në Pitsburg

Sulmi vdekjeprurës në sinagogë, myslimanët mbledhin para për hebrenjtë në Pitsburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com