• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zbardhen shifrat e rritjes së pagave e pensioneve, qeveria merr miratimin e FMN

by Java News
10/10/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shtetet e Bashkuara mbahet takimi vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në takimet dhe aktivitetet ku ka marrë pjesë, ka prezantuar rritjen ekonomike dhe reformat e qeverisë shqiptare. Në një njoftim të Ministrisë së Financave mësohet se qeveria ka marrë miratimin për rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Për herë të parë në 20 vite, në një vit elektoral qeveria është e përgjegjshme jo vetëm të ruajë kuadrin fiskal, të ulë borxhin dhe të rrisë ekonominë, por mbi të gjitha, të investojë për reformën në drejtësi dhe të rrisë pagat dhe pensionet”.

Untitled-2

Drafti
Ministria e Financave ka gati draftin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Opsioni që do të shqyrtohet në qeveri është i rritjes së pagave me 10% dhe i rritjes së pensioneve me 3%. Fatura për rritjen e pagave është llogaritur të kapë shifrën 10 miliardë lekë. Rritja e pensioneve do të ketë një kosto për buxhetin e shtetit, që pritet të arrijë deri në 3.4 miliardë lekë.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se fondi është gati, por përveç diskutimeve në qeveri, do të pritet edhe miratimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Propozimi i Financave për rritjen e pagave dhe pensioneve mori miratimin e Bankës Botërore javën e shkuar. Në total do të përfitojnë rritje rreth 600 mijë pensionistë, rreth 35 mijë mësues dhe rreth 40 mijë mjekë e infermierë.

Takimi
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Takimeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore “Annual Meetings 2016”.

Në ditën e parë të vizitës, në një sesion të veçantë kushtuar Shqipërisë, ministri prezantoi në selinë qendrore të Bankës Botërore, ecurinë e ekonomisë shqiptare në tri vitet e fundit, zhvillimet kryesore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Në takim i pranishëm ishte Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv për Ballkanin, Italinë, Greqinë dhe Maltën; Ellein Goldstein, drejtore rajonale për Europën Juglindore; guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; shefja e Misionit të FMN në Shqipëri si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në fjalën e tij të hapjes, Pagano theksoi se qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të thella strukturore, të cilat kanë mundësuar rigjallërimin e rritjes ekonomike, uljen e risqeve fiskale dhe stabilizimin e financave publike.

Pagano theksoi gjithashtu se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për kapërcimin e sfidave dhe përforcimin e rritjes në rajon. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj mbajti prezantimin me temë “Shqipëria, përforcimi i rritjes përmes reformave të thella dhe bashkëpunimit rajonal”.

Ai pasqyroi zhvillimet e ekonomisë shqiptare në tri vitet e fundit, me fokus të veçantë konsolidimin e financave publike dhe reformat strukturore, të cilat kanë bërë të mundur rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik, të reflektuar në uljen e papunësisë dhe shtimin e konsumit e investimeve private.

Ahmetaj theksoi se ekonomia shqiptare po prodhon çdo ditë lajme të mira, siç konfirmohet edhe së fundmi nga rritja ekonomike në tremujorin e dytë me 3.2%, por edhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare.

“Për herë të parë kemi shënuar balancë primare pozitive, ndërkohë që kemi vijuar uljen e borxhit publik”, – tha ministri.

“Po kështu, pagimi i detyrimeve të prapambetura ishte një sakrificë e domosdoshme për financat publike dhe klimën e biznesit. Nuk duhet harruar nga vijmë, në mënyrë që të mos përsërisim gabimet e së shkuarës”, theksoi ministri./bw/a.k

Next Post
Prokuroria: Reforma ka krijuar ngërç, mungon baza ligjore për disa aspekte proceduriale

Prokuroria kërkon 7 vite e gjysëm burg për babain përdhunues

Comments 1

  1. eli says:
    10 years ago

    Lajm shume i mire mbeshtetja e draftit per rritjen e pagave e pensioneve nga nje prej institucioneve fianciare nderkombetare, mbeshtetje te tilla jane rezultat i punes serioze, cilsore nga ana e institucioneve vendase.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

July 23, 2026
“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

July 23, 2026

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

July 23, 2026
Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

July 23, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

July 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge…

July 23, 2026
Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In