Zbardhen propozimet e ekspertëve pë reformën në drejtësi, ja si ndryshojnë kopetencat
Reforma në gjyqësor pritet të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë sidomos rolin e Presidentit , Prokurorit si dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në draftin prej 50 faqesh që ekspertët dorëzuan në tryezën e komisionit të reformës në drejtësi sugjerohet rishikimi i formulës së zgjedhjes së presidentit, transmeton tema.
Objektivi i parë i strategjisë së reformës në drejtësi është pikërisht ruajtja e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i Presidentit si dhe garantimi i bashkëpunimit me institucionet kushtetuese . “Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm ekuilibrues në sistemin e drejtësisë. Kryerja me sukses e këtij roli duhet të garantohet nga përgjegjësitë që Kushtetuta i jep Presidentit në raport me sistemin e drejtësisë, mënyra e zgjedhjes së tij dhe instrumentet që mundësojnë bashkëpunimin midis Presidentit dhe institucioneve të tjera kushtetuese”.
Riorganizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është një tjetër pikë e draftit që është trajtuar edhe nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Sipas tyre presidentit dhe ministri nuk duhet të jenë më pjesë e KLDsë. Kjo zgjidhje pasi presidenti ne rolin e kreut të KLD dhe ministri i Drejtësisë në këtë këshill kanë pasur prej kohësh konflikte duke e futur hera herës në ngërç këtë institucion. Për rrjedhojë forma më e mirë e KLD do të jetë vetëqeverisja dhe kreu i tij të zgjidhet nga vet anëtarët. Rishikimin kritik të shpërndarjes aktuale të përgjegjësive mes institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit (Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministrit të Drejtësisë, Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistraturës), duke synuar fuqizimin e rolit të KLDsë, ndarjen e qartë të përgjegjësive të qeverisjes mes institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe ekzekutivit, shmangien e fragmentimit të përgjegjësive dhe nxitjen e procesit të bashkëpunimit institucional; Ndryshime të forta parashikohen edhe për Prokurorin e Përgjithshme dhe kreun e organit të akuzës. Evidentimi se puna e prokurorisë nuk i përgjigjet sfidave të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka sjellë propozimin e ekspertëve për rishikimin e emërimit të prokurorit.
Zgjedhja e tij do të vijë nga këshilli i prokurorisë duke i dorëzuar presidentit të republikës dy emra të kualifikuar . Reforma në drejtësi parashikon të prek edhe gjykatat si rishikimin e zgjedhje se anëtareve të gjykatës kushtetuese , krijimin e Gjykatës së Kasacionit apo edhe rolin e Gjykatës së Lartë. Në shtator të pritet faza e tretë e reformës që ka të bëjë me kthimin e këtyre propozimeve në projektligje konkrete. Objektivi 1 Ruajtja e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i Presidentit të Republikës në sistemin e drejtësisë dhe garantimi i bashkëpunimit mes institucioneve kushtetuese. Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm ekuilibrues në sistemin e drejtësisë. Kryerja me sukses e këtij roli duhet të garantohet nga përgjegjësitë që Kushtetuta i jep Presidentit në raport me sistemin e drejtës së, mënyra e zgjedhjes së tij dhe instrumentet që mundësojnë bashkëpunimin mid s Pres dent t dhe institucioneve të tjera kushtetuese.
Masat që do të ndërmerren për të realizuar këtë objektiv, kërkojnë ndryshime kushtetuese si dhe miratimin e një ligji organik për institucionin e Presidentit të Republikës, në reflektim edhe të standardeve dhe praktikave më të mira në këtë fushë. Ato synojnë të garantojnë pavarësinë e Presidentit në ushtrimin e funksioneve që lidhen me sistemin e drejtësisë, të ridimensionojnë pozitën e tij në raport me gjyqësorin duke përshtatur kompetencat e Presidentit me formulën që do të aplikohet për zgjedhjen e tij. Kjo do të thotë që një president i zgjedhur në mënyrë konsensuale duhet të ushtrojë më shumë përgjegjësi në raport me gjyqësorin. E kundërta duhet të ndodhë në qoftë se Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Një tjetër synim i reformës kushtetuese në lidhje me Presidentin do të jetë shmangia e mosmarrëveshjeve të shpeshta kushtetuese ndërmjet Presidentit dhe institucioneve të tjera kushtetuese (p.sh. Kuvendi) për ta bërë sa më efektiv bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Objektivi 2.
Ridimensionimi nga pikëpamja kushtetuese i institucioneve që lidhen me gjyqësorin, si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, me synimin kryesor garantimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, efektiv dhe llogaridhënës. Normat kushtetuese që rregullojnë përbërjen, mënyrën e emërimittëanëtarëve, përgjegjësitë dhe mënyrën e funksionimit të KLDsë lipset të rishik hen, në mënyrë që të garantohet pavarësia, përgjegjshmëria, cilësia e përbërjes.dhe efiçien a e këtij organi të rëndësishëm kushtetues dhe përmes tij mirëqeverisja dhe pavarësia e gjyqësorit.
Një ndër prioritetet e reformës në drejtësi, që pritet të realizohet pjesërisht përmes amendimeve kushtetuese, është shndërrimi i Gjykatës së Lartë në një gjykatë ligji që ka si detyra kryesore ose ekskluzive: i) garantimin e interpretimit uniform të ligjit e anë të procesit të unifikimit të praktikës gjyqësore; dhe ii) garanti in e kohëzgjatjes së arsyeshme të gjykimeve nga gjykatat më të ulëta. Reforma kushtetuese do të synojë forcimin e garancive për pavarësinë, integritetin dhe efiçiencën e sistemit të prokurorisë përmes rishikimit të formulës kushtetuese të emërimit, shkarkimit apo kufizimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe përmes rishikimit të mënyrës së organizimit të sistemit të prokurorisë. Reforma kushtetuese do të synojë krijimin e një organi të posaçëm kushtetues me përgjegjësi të qarta dhe mjete të përshtatshme pë shqyrtimin dhe ndëshkimin e shkeljeve disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
Objektivi 3.
Garantimi i pavarësisë dhe i efektivitetit të Gjykatës Kushtetuese në këndvështrimin kushtetues Gjykata Kushtetuese ka një rol mjaft të rëndësishëm në sistemin kushtetues të çdo shteti demokratik. Ajo garanton zbat min e parimeve themelore kushtetuese nga të gjitha institucionet kushtetuese në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit. Analiza e Sistemit të Drejtësisë ka identifikuar probleme lidhur me pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese d e me efektshmërinë e vendimeve të saj. Bazuar në këto gjetje, reforma e propozuar kus tetuese do të rishikojë procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, rregullat që kanë të bëjnë me qëndrimin në detyrë të gjyqtarit tej mandatit kushtetues, rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit nga detyra, modalitetet e dorëheqjes së gjyqtarit kushtetues dhe përtëritjen e pjesshme të Gjykatës Kushtetuese.
Më konkretisht, amendimet e propozuara kushtetuese do të synojnë: Mirëpërcaktimin e rregullave për zhvillimin e procesit të emërimit të gjyqtarëve kushtetues, duke përfshirë rregullat dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidaturave në respektim të pavarësisë, paanshmërisë dhe parimit të luajalitetit kushtetues. Vendosjen e kritereve të qarta kualifikuese për të garantuar një përbërje cilësore të Gjykatës Kushtetuese. Shmangien e politizimit të procesit të emërimit dhe përbërjes së Gjykatës Kushtetuese përmes dispozitave që garantojnë mbështetje të gjerë të kandidaturave në Kuvend, duke përfshirë dhe kontrollin e ndërsjellë të shumicës dhe pakicës parlamentare mbi procesin e votimit, me qëllim balancimin e pushtetit të shumicës parlamentar. Garantimin e funksionimit kolegjial të GJKsë dhe shmangien e qëndrimit të tejzgjatur në detyrë për të ruajtur parimet kushtetuese të pavarësisë dhe paanshmërisë së GJKsë. Respektimin e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit kushtetues.
Rishikimin e dispozitave kushtetuese për të krijuar modalitete dhe afate të qarta për çështje që kanë të bëjnë me shkarkimin dhe mbarimin e mandatit të gjyqtarëve. Përfshirjen edhe të gjyqtarëve kushtetues në sistemin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë përmes rregullimit të qartë material dhe procedural të përgjegjësisë disiplinore të tyre, duke parashikuar që sistemi i përgjegjësisë disiplinore të tyre të jetë nën autoritetin e një tribunali të posaçëm disiplinor ose nën autoritetin e vetë Gjykatës Kushtetuese me juridiksionin e Gjykatës Identifikimin më të saktë të çështjeve që lidhen Kushtetuese, duke synuar shmangien e saj si shkallë ekatërtgjykimi, si dhe qartësimin e legjitimitetit të subjekteve të kushtëzu ra e të pakushtëzuara që iniciojnë çështje për një gjykim kushtetues.
Objektivi 4.
Rritja e efiçiencës dhe efektivitetit të Gjyk tës Kushtetuese në nivel ligjor. Gjykata Kushtetuese është një org n kushtetues që ka për mision final ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe mbroj jen e ë drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ajo funksionon si organ i pavarur dhe ka në kompetencë të shfuqizojë aktet e pushtetit publik si dhe vendimet e gjykatave të zakonshme kur ato bien ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Nisur nga këto veçanti që ajo paraqet si dhe duke iu referuar praktikës së saj 23vjeçare, Gjykata Kushtetuese ka pasur një rol të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në vendosjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese, si: ndarja dhe balancimi i pushteteve, shteti i së drejtës, demokracia, hierarkia e akteve normative dhe supremacia e kushtetutës, respektimi i të drejtave të njeriut, siguria juridike etj. Megjithatë, edhe ky organ gjatë praktikës ka asur në disa pengesa kushtetuese dhe ligjore, të cilat në disa raste kanë sjellë si pasojë mosfunksionimin efikas të saj nga pikëpamja organizative ose mosqenien efektive në us trimin e kompetencave që asaj i janë njohur nga Kushtetuta.
Objektivat kryesorë lidhur me efektivitetin e Gjykatës Kushtetuese do të arrihen me anë të ndërhyrjeve në ligjin organik, duke synuar: Përqasjen me Kushtetutën të subjekteve që legjitimohen t’i drejtohen GJKsë sipas ligjit organik të GJKsë përmes përfshirjes edhe në ligj të subjekteve që parashikon neni 134/1 i Kushtetutës. Parashikimin e afateve më të arsyeshme për disa nga procedurat që parashikohen në ligjin organik të GJKsë për të garantuar sigurinë juridike të shtetasve dhe pajtueshmërinë e këtyre afateve me praktikën e GJEDNJsë. Garantimin e ushtrimit kushtetues të funksionit nga disa zyrtarë të lartë, duke(p.sh. . Vendosjen e mekanizmave efektive, me qëllim detyrimin e institucioneve përkatëse të zbatojnë vendimet e saj për vendos en në vend të së drejtës së shkelur të individit, sipas konstatimit të G ykatës, në pë puthje me nenin 13 të KEDNJsë.
Përqasjen me Kushtetutën të pa ashikimeve ligjore që lidhen me fuqinë juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe qa tësimin e fuqisë prapavepruese të këtyre vendimeve. Rregullimin e statusit ligjor të këshillt rëve ligjorë të Gjykatës, si hallkë e pazëvendësueshme në vendimm rrjen e s j, që garanton cilësinë dhe efikasitetin e saj. Vlerësimin e mundësisë për vendosjen e tarifave të arsyeshme dhe proporcionale të shërbimit për vënien në lëvizje të GJKsë, por pa cenuar aksesin e subjekteve në këtë gjykatë.
Amendimet e mundshme kushtetuese dhe ligjore Për shtyllën e parë të reformës në drejtësi: “Sistemi i drejtësisë sipas Kushtetutës dhe Gjykata Kus tetuese”, mbështetur në gjetjet dhe problematikat e konstatuara nga Analiza e Sistemit të Drejtësisë dhe në konkretizim të objektivave dhe masave përkatëse të parashtruara në këtë strategji, në këtë fushë parashikohen mendime në: Kushtetutë, pjesa e katërt (Presidenti i Republikës), pjesa e tetë (Gjykata Kushtetuese), pjesa e nëntë (Gjykatat), pjesa e dhjetë (Prokuroria), pjesa e njëmbëdhjetë (Referendumi); hartimi i një ligji organik për Presidentin e Republikës; Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”; Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”; Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”; Ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë nëRepublikën e Shqipërisë”; Ligjin “Për referendumet” etj. .
PUSHTETI GJYQËSOR
Pushteti gjyqësor është guri i themelit për funksionimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor, si dhe një garanci për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të individit. Mirëfunksionimi i këtij pushteti është një kusht thelbësor për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Problemet e evidentuara në Analizën e Sistemit të Drejtësisë lidhen pothuajse e të gjitha aspektet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor. Ato (proble et) përfshijnë mungesën e pavarësisë dhe paanshmërisë, përhapjen e gjerë të korrupsionit në radhët e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, mungesën e profesionaliz it, të përgjegjshmërisë dhe transparencës, të efiçiencës, si dhe mungesën e theksuar të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Reforma në gjyqësor do t’i adresojë të gjitha problemet e evidentuara përmes ndërhyrjeve të nevojshme kushtetuese dhe legjislative të organizuara sipas objektivave të mposhtëm kryesorë: Objektivi 1 Rritja e aksesit dhe efektivitetit në sistemin gjyqësor nëpërmjet riorganizimit të gjykatave në përputhje me standardet evropiane. Realizimi i një shtrirjeje kapilare të shë bimit g yqësor në të gjithë territorin e banuar të Republikës nëpërmjet riorganizimit te ito ial të tij, në mënyrë që të garantohet aksesi i qytetarëve në këtë shërbim, efektiviteti i shë bimit gjyqësor, rritja e shpejtësisë së gjykimit, kontrolli i efektshëm i shkeljeve ligjore dhe faktike të gjykatave më të ulëta nga ato më të larta, si dhe shpërnd rj proporcionale e ngarkesës mesatare të çështjeve për gjykatë dhe gjyqtar.
Më konkretisht ndryshimet kushtetuese e ligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e push e it gjyqësor do të synojnë: Riorganizimin dhe sh ërndarjen e gjykatave dhe gjyqtarëve në përputhje me ndarjen e re terr tor ale, ra ortin e tyre me numrin e popullsisë dhe fluksin e çështjeve në për uthje me standardet evropiane. Shtrirjen kapilare të shërbimit gjyqësor në të gjithë territorin e banuar të Republikës dhe zgjerimin e gamës së mosmarrëveshjeve që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm. Përcaktimin më të artë ligjor të juridiksionit të të gjitha llojeve të gjykatave (civile, administrative e penale) për të evituar konfliktin e kompetencës, mbingarkesën e disa gjykatave, tejzgjatjen e gjykimit dhe për të minimizuar komandimin e gjyqtarëve, sidomos nga gjykatat e zakonshme tek ato të specializuara. Rishikimin e kufijve të kompetencës shqyrtuese të Gjykatës së Lartë, të gjykatave të apelit dhe të organizmit të tyre për të shmangur zvarritjen e paarsyeshme të proceseve gjyqësore.
Forcimin e rolit dhe funksionimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parë gjithashtu mundësinë e riorganizimit të kësaj gjykate në dy nivele: a) gjykatë rrethi (ose gjykatë “paqi”) për gjykimin e padive me vlerë të vogël, padive pa palë kundërshtare, çështjeve të thjeshta administrative etj.; dhe b) gjykatë qarku, të cilat gjykojnë të gjitha çështjet e tjera dhe ankimet ndaj vendimeve të gjykatave të rrethit. Krijimin e kushteve për specializimin e gjyqtarëve brenda një gjykate për të garantuar rritjen e profesionalizmit të tyre. Shqyrtimin e mundësisë për ta bë ë GJLnë pjesë integrale të sistemit gjyqësor dherrjedhimisht shtrirjen e kompetencave të KLDsë mbi të. Parashikimin e kritereve kushtetuese që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar anëtarë të GJLsë, me qëllim g r ntimin e një përbërjeje cilësore të GJLsë. Konsolidimin e Gjyka ës së Lar ë si një gjykatë karriere, ku shumica e anëtarëve të saj do të jenë gjyqtarë ë promovuar nga shkallët më të ulëta të sistemit. Parashikimin e një kuote ërfaqësimi në GJL për kandidatë nga jashtë sistemit (akademikë, tru a edagogjike, juristë të shquar nga sektorë të tjerë etj.), me qëllim që të garantohet larmia e këndvështrimeve profesionale, përthithja e mendimit më të avancuar akademik, të zhvillimeve në standardet ndërkombëtare dhe të arritjeve jurisprudenciale të gjykatave ndërkombëtare në praktikën e gjykimit të GJLsë. Parashikimin e detajuar në ligj dhe forcimin e kritereve dhe procedurave për promovimin në GJL të gjyqtarëve.
Paras ikimin e detajuar në ligj të kritereve dhe procedurave për përzgjedhjen dhe emërimin në GJL të kandidatëve të jashtëm, në mënyrë që të zvogëlohet diskrecioni i organeve të emërtesës dhe të sigurohet zgjedhja e kandidatëve më të mirë. Rishikimin e formulës së emërimit të anëtarëve të GJLsë që nuk vijnë nga radhët e gjyqësorit, duke parashikuar një rol ekskluziv të KLDsë në këtë proces ose një bashkëpunim midis KLDsë dhe Presidentit për të mundësuar transparencën dhe objektivitetin e procesit dhe, ç’është më e rëndësishme, zgjedhjen e kandidaturave më të mira.
Garantimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së GJLsë duke rregulluar çështjet që lidhen me kohëzgjatjen e mandatit kushtetues të gjyqtarëve të lartë, duke vlerësuar edhe mundësinë e një mandati të pakufizuar. Eliminimin e paqartësive për sa i përket shkarkimit apo mbarimit të mandatit të gjyqtarit të lartë. Rishikimin dhe qartësimin e juridiksionit të GJLsë për të forcuar profilin e saj si Rishikimin e dispozitave kushtetuese, duke synuar heqjen e juridiksi nit fillestar të GJLsë në funksion të garantimit të barazisë së shtetasve para ligjit, garantimit të së drejtës për një ankim efektiv dhe rritjes së efiçiencës në luftën kundër korrupsionit.