• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhen përgjimet telefonike, si e trafikonin drogën Sonila dhe Aurora

by Java News
29/11/2015 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen disa prej bisedave të përgjuara nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimit disamujor ndaj grupit prej 36 personash të akuzuar për shitje heroine dhe kokaine. Më 18 nëntor 2015, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 36 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi që kishte shitur në kryeqytet sasi droge me vlerë rreth 900 mijë euro. Pjesë e grupit ishin edhe dy femra, Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço.

Në një pjesë të dosjes thuhet se Armando Murati është një nga shpërndarësit e drogës që merr direktiva nga Kol Kllapi, Juljan Bushati, Sonila Dinoshi për veprimet që kryen si shitës narkotikësh. Ai bën edhe furnizim dhe grumbullim të lekëve nga shitësit e tjerë të lëndës narkotike. Në dosje thuhet se Kol Kllapi dhe Sonila Dinoshi kanë një apartament në rrugën “Mihal Grameno”, diku pranë “dyqanit të vajgurit”, në një pallat 6katësh. “Sasia e drogës ndahej në porcione 0.3 gramë nga Sokoli dhe Sonila duke paketuar 200250 porcione. Një porcion shitej 1 mijë lekë të reja”, thuhet ndër të tjera në dosjen e paraqitur nga prokuroria në gjykatë për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve.

PËRGJIMET

Biseda e mëposhtme është paraqitur nga prokuroria si provë në gjykatë për disa nga të akuzuarit si pjesë e grupit që shpërndante drogë në Tiranë. “Nga biseda e zhvilluar mes shtetasve Juljan Bushati dhe Astrit Beka, rezulton se Bushati i kërkon shitësit të tij, Astrit Beka, që t’i shesë lëndë narkotike shtetases E.B., e kapur në flagrancë me 8 doza heroine. Ai në këtë telefonate sqaron shtetasin Astrit Beka se ajo është kliente e A.Muratit. Nga ana tjetër, Astrit Beka sqaron Juljan Bushatin se ka komunikuar në telefon me Kol Kllapin për këtë rast. Përgjim, data 12 gusht 2015, bisedë mes Juljan Bushatit, sipas prokurorisë, me numër fundor 835 dhe numrit që mbaron me 119 që përdoret nga Astrit Beka:

Beka: Alo… Bushati: O Titot, jape me vëlla atë telefonin me vëlla, ça tipi je ti me vëlla

Beka: O shoku, ej, po jom në lëvizje me makinë e nuk nigjoj me burr, se hape nji zbrit hyz zbrit, ça t’boj unë. Fola me Kolin tani.

Bushati: Ore, lene me Kolin, do t’i shkosh tjetrës, Tit apo të vij vetë në Tiranë tashi, si o puna?

Beka: O shoku, po jom në lëvizje me shoku, në lëvizje, se jam rrugës o shoku, s’ka ankesa shoku.

Bushati: O vlla, do t’i shkosh asaj me vlla, që e ke taten o ti…

Bushati: O ti, e jotja është see Mandit ajo, që po t’merr, o Tit.

Beka: Nuk e nigjova mor burrë

Bushati: Ore, është klientja e mandit ajo e jotja

Beka: Po pra, m’tha, m’tha Bushati: Ça…

Beka: Po do vij pra Bushati: Do t’i shkosh ti asaj aty

Beka: Ku ven vlla

Bushati: Po ku të tha o mole

Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani o po thuaj ta mori njiherë. O ku të shkoj unë, se iki unë, pra thuaji.

Bushati: Po mere me vet se e ke numrin. Mere se është e mirë ajo me Tit, mos e le ashtu.

Beka: Po mirë, pra, si e ka emrin ajo?

Bushati: Ja pra, E…. e ka

Beka: Po, okej, m’tha pra. Okej, hajt, se e mor prapë unë i them prapë unë direkt tani. Hajde pa merka o burr, se isha nven tjetër tani.

Bushati: Ja, ajo po mere tashi ktu direkt.

Next Post

Festat e Nëntorit, spikerja shqiptare jep lajmet me gjoksin jashtë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

July 30, 2026
Sherr me pronarët e kopshtit të fëmijës, procedohet 29-vjeçarja në Tiranë

Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje nga ngjarja në Tiranë

July 30, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Shehaj rrëmbeu dokumentin sekret, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal. Prokurori po verifikon pretendime dhe…

July 30, 2026
Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

July 30, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Marrëveshja e huas me SHBA-të, Berisha: E mbështesim, por kundërshtojmë procedurën e ndjekur

July 30, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Arrestohet edukatorja e një kopshti privat, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar

July 30, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Lëvizja më e fuqishme e kontinentit”, Berisha u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës

July 30, 2026
Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

Prangosja e Ermal Beqirajt jo rastësi, kreu i SPAK: Kishim informacion prej javësh…

July 30, 2026
Sherri/ Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e gjimnazit, vihet nën hetim 17-vjeçari

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

July 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Shërbimi i Prokurorisë kërkon një drejtues, jo thjesht një prokuror në krye

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com