• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen përgjimet e Balilit, fliste në celular vetëm pas orës 11 të natës

by A R
22/01/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klemend Balili, tashmë i shpallur në kërkim, përdorte telefonin celular vetëm pas orës 23:00 të natës, për të komunikuar me bashkëpunëtorët e trafikut të drogës në Greqi.

ABC News ka arritur të siguroi kopje të disa bisedave të përgjuara nga autoritet greke, të dy numrave të telefonit që kishte në përdorim Balili.

Nga zbardhja e këtyre bisedave, duket qartë që komunikime ka pasur gjatë periudhës 4 deri 7 Maj të 2016, biseda që kryheshin vetëm pas orës 23:00 të natës.Thuajse të gjitha bisedat e bëra me bashkëpunëtorët e tij në Greqi, janë pas mesnate, sidomos për organizimin dhe nisjen e skafit të mbushur me rreth 679 kg hashash drejt Greqisë mesnatën e 6 Majit 2016, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në bisedat me dy skafistët shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj tashmë të arrestuar në Greqi, Balili i instruktonte për rrugën që do ndiqnin në det për tu ankoruar në brigjet e Sarandës për tu ngarkuar me hashash.Biseda e parë, rezulton e kryer rreth orës 23:00 të darkës, kur edhe e njofton për kohën e ankorimit në njërin nga gjiret e Sarandës ku e pret mjeti me hashashin.

Pas ngarkesës, Balili rezulton se e kontakton rreth orës 02:00 pas mesnatës përsëri Petro Dalanaj, duke porositur që të ketë kujdes me zhurmën dhe ndriçimin në skaf kur të largohet nga bregu për tu nisur drejt vendeve ku nuk mund të pikaset nga policia kufitare.

Bisedat janë të shpeshta pas kësaj ore, deri në momentin që rreth orës 04 të mëngjesit të datës 5 Maj, skafistët shqiptar e sigurojnë shefin e tyre në Sarandë, Klemend Balilin se skafi është fshehur në vendin e përcaktuar.Më pas, ditën e nesërme, pikërisht më datën 6 Maj 2016 pas mesnate Balili përsëri rezulton se komunikon me skafistët e tij, duke i porositur për rrugën që do ndiqnin drejt ishullit të pabanuar greke, ku e prisnin bashkëpunëtoret e tij të rrjetit të trafikut të drogës.

Sipas këtyre materialeve, bisedat mes tyre janë të shpeshta deri në mëngjesin e hershëm të datës 7 Maj ku skafistët dorëzojnë mallin te pala greke, ku prisnin 4 punonjësit e biznesmenit greke Georgios Alyfantis.Një ditë më pas, ndërhyjnë policia duke arrestuar të gjithë grupin në Greqi dhe shpall në kërkim biznesmenin sarandiot Klemend Balili.

Ky i fundit, sipas autoritete greke, që në momentin e arrestimit të bashkëpunëtorëve në Greqi, nuk i ka hapur aparatet celular dhe numrat me të cilët bisedonte me shtetasit greke e skafistët e tij tashmë të arrestuar.

Next Post
Historitë rrënqethëse nga morgu, ja rrëfimet e punonjësve

Historitë rrënqethëse nga morgu, ja rrëfimet e punonjësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In