• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zbardhen pagat e bashkive, deri në 1.7 milionë kush qeveris më shumë banorë

by A R
11/03/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miraton nivelin e pagave për kryebashkiakët e rinj dhe punonjësit në varësi të bashkive. Me ndarjen e re administrative, indeksimi i pagave është bërë në varësi të  numrit të banorëve që do të ketë njësia administrative apo bashkia përkatëse. Kështu paga më e lartë shkon për kreun e Bashkisë së Tiranës, e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve nën administrim e më pas vijon me zbritje graduale, sipas numrit të banorëve.  Po kështu, veç pagave të krerëve të bashkive, qeveria ka miratuar nivelet e pagave për funksionet e tjera në qeveritë vendore, ndërkohë që “Shekulli” zbardh tabelat e plota për të gjitha njësitë administrative të vendit. Vendimi i qeverisë është publikuar dje në Fletoren zyrtare. Përpos punonjësve të tillë, si Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori apo Specialist, paga e të cilëve për vjetërsi pune do të shtohet me 2 për qind,  më poshtë tabela referon edhe nivelin e pagave për nëpunësit civilë në këshillat e qarqeve si dhe kufijtë e pagave për punonjësit e njësive bashkiake. Po ashtu, nga dje janë zyrtarizuar edhe pagat, bazuar në llojin e diplomës dhe kufijtë e pagave për administratorët e njësive administrative, ku në varësi të numrit të banorëve të njësive, ato variojnë nga 117.500 lekë deri në 37.450 lekë.

Kryetarët dhe nënkryetarët

Nivelet e pagave, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore, janë: a) Për Bashkinë e Tiranës: Kryetari 140 000 – 174 760 lekë; Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.

b) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001- 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë: Kryetari 130 000 – 155 000 lekë; Nënkryetari 100 000 – 129 000 lekë.

c) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë Kryetari 110 000 – 140 000 lekë; Nënkryetari 70 000 – 117 500 lekë.

ç) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë: Kryetari 70 000 – 117 500 lekë; Nënkryetari 60 000 – 95 000 lekë.

d) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë: Kryetari 60 000 – 95 000 lekë; Nënkryetari 45 000 – 80 500 lekë.

dh) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë: Kryetari 45 000 – 80 500 lekë; Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë.

e) Për Këshillin e Qarkut: Kryetari 87 000 – 140 000 lekë; Nënkryetari 57 600 – 95 000 lekë.

Shekulli

Next Post

Kosova, atraksioni turistik pa turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com