Kryeministri Edi Rama foli sot përmes një videoje në Facebook, për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
Rama tha se “kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit”.
Më tej ai paralajmëroi për ndëshkime të forta për personat që zaptojnë hapësirat publike, teksa paralajmëroi hapjen e portalit “Hapësira Ime”, përmes të cilit qytetarët do të mund të denoncojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike.
Fjala e Rames
E rëndësishme të kuptohemi se nuk është ideja hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha të tëra, do hiqen hap pas hapi. Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portal hapësira ime. Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit, kemi vendos plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi më mirë se sa duhet. Do të jenë ndëshkime të atilla, që mos ti shkojë mendja njeri të fillojë lojën nga e para. Mbrapa vjen rilindja urbane 2.0 jemi duke ngritur grupe që këto hapësira ti kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin, pastrojmë tek 21 dhjetori, tek komuna e Parisit, por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu duhet të ndërhyjmë më projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike. Ata që kanë prona që i përdorin si parkim e të paligjshme janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet.












A e shikon dote veten,ky ndonji here ne pasqyre,ngjason me ata,qe dikur i vinin ne arat e misrit qe te trembnin zogjte,mos tju hanin kokrrat.