Legjenda e klubit të “Interit”, Javier Zaneti ka folur rreth situatës së sulmuesit Mauro Ikardi, i cili duket pranë largimit nga ekipi zikaltër.
Zaneti theksoi se ekipi i “Interit” duhet të vijë i pari, duke u shprehur optimist për rikthimin e Ikardit në 11-she.
“Nëse ka probleme në dhomat e zhveshjes, ato duhet të zgjidhen pikërisht atje. Mund të jetë ky një moment për të krijuar një grup edhe më të fortë. Ndihem i keqardhur rreth situatës së ndodhur, por askush nuk është më i rëndësishëm sesa klubi. Ikardi është pjesë e grupit të lojtarëve dhe ata duhet të zgjidhin disa gjera mes tyre, duke menduar gjithmonë në të mirë të skuadrës. Ai është akoma një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që ta kemi në dispozicion për ndeshjen e Europa Ligës, pasi do të ndihmonte shumë skuadrën. Ende nuk kam folur me të, pasi duhet të kalojë disa kohë që gjërat të qetësohen”, u shpreh Zaneti për “Sky Sport”.
/a.rada











