• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëzimi i mandateve, Gjylameti: Tentativë për të marrë pushtetin në tavolinë

by A R
22/02/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e konsideroi dorëzimin e mandateve të opozitës si një situatë të paprecedentë ndonjëherë në historinë e demokracisë jo vetëm asaj shqiptare, por edhe shteteve të konsoliduara në demokraci.

Në një intervistë televizive, Gjylameti theksoi se “mendoj që alternativa që sot ofrojnë kolegët e opozitës është ajo e një politike qorraze dhe në fund të ditës një tentim për të marrë pushtetin në tavolinë”.

“Nuk është rasti dhe nuk duhet të jetë rasti, pasi në 2017 qytetarët shqiptarë votuan për alternativën e Partisë Socialiste me Edi Ramën në krye, me 74 mandate”, – tha Gjylameti.

Sipas saj, për sa kohë që zgjedhjet u njohën gjerësisht nga të dy palët, nga mazhoranca dhe opozita, dhe po ashtu institucionet ndërkombëtare që monitorojnë dhe deklaruan që janë nga zgjedhjet më të mira në Shqipëri, besoj që alternativa nuk mund të jetë ajo që kanë bërë, por do të ishte tjetër gjë.

Deputetja e PS-së u shpreh se “ne punojmë çdo ditë për të krijuar alternativën e re qeverisëse”.

Lidhur me pyetjen se si mund të menaxhohet kjo situatë, Gjylameti tha se “pikësëpari, duhet të kuptojmë arsyet që çuan në këtë zgjidhje që mendoj se është ekstreme dhe e paprecedent”.

“Mjafton të shikojmë historinë, historinë me alternativa qeverisëse dhe sa herë PD vjen në pushtet. Mendoj tentuan sërish të krijojnë kaos, tentuan të krijojnë me dhunë marrjen e pushtetit, por arritën të marrin një ‘jo’ dhe një menaxhim shumë profesional nga ana e Policisë së Shtetit për çfarë donin të krijonin, – nënvizoi ajo, duke shtuar se, – nga ana tjetër është i papranueshëm fakti se çfarë duan të bëjnë”.

Deputetja Gjylameti tha se “në 2017 e mbajnë mend të gjithë tendën në bulevardin kryesor që nuk jepte alternativë, por vetëm bllokonte. U ulëm në tavolinën e negocimit dhe arritëm të lëshojmë ministritë që menaxhonin procesin zgjedhor. Në fund të ditës dolën nga zgjedhjet, pranuan rezultatin të dy palët, përshëndetën standardin e zgjedhjeve dhe pas 6 muajve bojkot të parlamentit vijnë një ditë, pasi tentojnë të bëjnë pis të vetmen protestë, ku të gjithëve na bëri të reflektojmë, si ajo e studentëve, të cilët i thanë ‘jo’ politikës”.

Sipas Gjylametit, pas 6 muajve opozita rikthen mandatet e saj, akuzojnë dhe përbaltin jo vetëm pozitën dhe mazhorancën, por mbi të gjitha, atë që është imazhi i Shqipërisë.

Por, vijoi deputetja socialiste, ajo që i tremb më shumë mendoj se nuk ka të bëjë me atë që bën PS në krye të pushtetit apo mazhorancës, si mazhorancë e konsoliduar, por ka të bëjë me atë që duhet të fillonin institucionet e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Dje duhet të votonim strukturat e dy institucioneve KLGJ dhe KLP si dhe skadimi i afatit për aplikimet për SPAK. Nëse duhet të diskutojmë për korrupsionin, të vijmë së bashku të ngrejmë ato institucione, t’i bëjmë funksionale dhe më pas të presim rezultatet”, – tha Gjylameti. /a/rada

Next Post
Thirrja e SHBA: Prokurorët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLP-në

Vangjeli: Zgjatet lista që refuzon politikanë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

November 15, 2026
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In