• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

by A R
25/03/2026 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po konfirmon një rritje të qëndrueshme të lëvizshmërisë së shtetasve edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë muajit shkurt mbi 1.1 milionë persona, shqiptarë dhe të huaj, kanë hyrë në territorin e vendit, duke shënuar një rritje prej rreth 3.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Protagonistët kryesorë të kësaj lëvizjeje mbeten shtetasit shqiptarë. Me mbi 584 mijë hyrje, ata kanë shënuar një rritje prej 7.6%. Nga ana tjetër, fluksi i të huajve paraqitet më i stabilizuar. Ndonëse shifra prej rreth 516 mijë vizitorësh mbetet e lartë për një muaj dimëror, rritja krahasuar me vitin 2025 është thuajse e papërfillshme, në nivelin 0.03%.

Sa i përket origjinës së vizitorëve, Europa mbetet “busulla” kryesore. Sipas INSTAT, Europa Jugore vazhdon të mbajë peshën kryesore me 85% të totalit të hyrjeve nga kontinenti, e ndjekur nga Europa Perëndimore me 5%.

Kjo shifër konfirmon se vizitorët nga vendet fqinje dhe rajoni si Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbeten motori kryesor i lëvizjes në këtë periudhë të vitit.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 96% të rasteve është për qëllime personale. Ndërsa hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 7,9%.

Next Post
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com