• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zamir Dule nuk ishte një mall, ky është faji i tij

by Frrok Çupi
05/04/2024 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Hera e fundit që shpresova ta takoj Zamirin, ishte festa e gazetës. Më kishin thënë se ishte bërë më mirë dhe se mund të vinte…

Por qe e pamundur.

… Vitin që kaloi, 2023, ndoshta në dhjetor, gazeta Koha Jonë festoi vitin e ri dhe shpalli fituesit si një ‘Oscar’ i vërtetë. Ishte një shpërthim malli e bujarie; në  një nga lokalet më luksozë të Tiranës;  vetë presidenti i Republikës dhe llambadarë. Nuk kishe ku të hidhje shikimin e të mos dalloje pasuri pa fund. Pastaj vallja, pa fund.

Të gjithë ata që kanë punuar në gazetën ‘Koha Jonë’ dhe më shumë të tjerë.

Zamiri nuk erdhi deri në fund. Shpresoja që në një çast të hynte si i padukshëm në atë mizëri njerëzish në ‘qiell të shtatë’; të shfaqej pak i kërrusur, pak i zbehtë, krejt i pazhurmë- siç e kisha njohur ditën e parë. Edhe ditën e parë e prita në redaksinë e gazetës Koha Jonë kur kryeredaktori zyrtar ishte në burg. Nganjëherë kam menduar se si vallë mundën ta gjejnë shikasit dhe policët mizorë në natën e 3 marsit 1997, kur i ‘nxorën shpirtin’ Zamirit dhe i vunë zjarrin redaksisë gazetës. Pasi ishim larguar të gjithë në mesnatë, Zamiri kishte rënë të flinte në katin përdhese, atje ku kishte gjetur një fole si një mace që nuk i bënte kujt qeder.

E shkretuan, e dhunuan, e bënë për jo- njeri, dhe e hodhën për të vdekur. Ta dinin se nuk ishte djegur bashkë me orenditë, do të ktheheshin e do t’i vinin prapë zjarrin. Aq ishte fiksuar njëri nga militantët që dogji gazetën, saqë edhe kur redaksia u vendos në një apartament përballë shkollës ‘Petro Nini’, vinte në redaksi me dy kallashnikovë, hapte bajonetën dhe ua ngulte thasëve me gazeta për të gjetur o Zamirin ose armiq të tjerë të Sali Berishës. ‘Përbindëshi i Tropojës’ u ishte kthyer në libër xhepi ose në fletore arketipi.

Ai njeri militant, edhe sot që protestonte ‘për ndershmëri’ para Bashkisë së Tiranës, me siguri e quan ‘një lojë’ lajmin për vdekjen e Zamir Dules; pret ta vrasë prapë.

Zamiri shkoi në heshtje dhe në varfëri ekstreme. E ëma kishte shkuar në qiell pak vite më parë dhe për Zamirin ishte shuar edhe një fije tjetër e dritës. Por vëllai i vet bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Më kanë thënë gazetarët e Korçës, Gëzim Hashimi më shumë, se si jetonte ai njeri dhe sa shpresonte t’i shikonte edhe një herë shefat dhe kolegët e gazetës. Kjo ushqente edhe shpresën time për atë natë kur festuam Vitin e Ri në ‘Sofrën e Ariut’. (E shikoni: Edhe restorantin e  kishim zgjedhur me emër të një kafshe të fortë). Nuk qe e thënë që të vinte Zamiri, të paktën të jetonte pesë minuta në luks.

Në fund të fundit, kush ia kishte fajin? Edhe Zamiri duhej të ishte një Ari, kafshë e  fortë, që të shqyente të tjerët e të mos shtrinte dorën. Kështu ndodhi jo vetëm me Zamirin. Gazetarin Bardhok Lala e gjetën të hedhur në një gropë te Liqeni, e tani jeton larg ‘Ariut’, në një fshat në Lezhë. Zenepe Lukës ia hodhën shtëpinë në erë, po të njëjtët, por Zenepja zgjodhi të ikte në atë botë para Festës. Gazetari Ali Uka u vra në shtëpinë e tij, për të njëjtën arsye dhe nga e njëjta dorë që vrau Remzi Hoxhën.

Që atëherë u ndanë ‘kafshët’ e forta që mund të shqyenin këdo dhe kafshët që nuk e meritonin të jetonin në këtë pyll. Askush deri më sot nuk e ka bërë inventarin e tyre. Madje as të gjithë kolegët.

Do të duhej bërë një inventar, të paktën sa vjeç ishte secili; të paktën sa fëmijë kishin nëse kishin dhe a i kishin prindërit të gjallë; a ishin të dashuruar, a kishin laps e letër në çantë?, këta gazetarë të vuajtur…. Se gazetaria me këto operon, me gjëra shumë të vogla. Ka edhe kompjuter, ka laptopë, ka fotokopje, ka shtypshkronjë… Por këto janë gjëra të mëdha dhe i përkasin bosit. Po flas për inventarin e gazetarit.

Ndërsa për mallin e gazetës e di se janë bërë disa gjyqe, disa deklarime, disa kërkesa, disa beteja…, dhe sa mirë që është bërë.

Në sallën e gjyqit, me atë rast mund të ishte shkruar se mes mungesës së mallrave, ‘na mungon edhe një gazetar’. Nuk u bë kurrë. Faji është i vetë Zamirit, pse nuk ishte mall; le ta mësojë sot në ‘ditën e qiellit’.

Ndërsa shoqëria mediatike, politike e ligjore nuk ka bërë asnjë hetim, asnjë kallëzim, asnjë numërim të atyre që nuk janë o Arinj o mallra.

Next Post
“Të gjitha na i morën veç shpirtit”, çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës për president në RMV

“Të gjitha na i morën veç shpirtit”, çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës për president në RMV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In