• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zaev, megjithatë shkon në Bruksel

by
07/06/2015 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i opozitës maqedonase Zoran Zaev, la të kuptohet se megjithatë, do të shkojë në Bruksel javën e ardhshme për të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen e krizës.

Të premten gjatë ditës, ai tha se nuk do të marrë pjesë në bisedime duke vënë në pikëpyetje “paanshmërinë” e Bashkimit Evropian, që po ndërmjetëson bisedimet për përmbylljen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për t’i dhënë fund situatës së krijuar me aferën e përgjimeve për të cilën opozita akuzon qeverinë.

Zoti Zaev reagoi të premten duke thënë se përshkrimi që Komisionari Evropian për politika të fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit Johannes Hahn u bëri zgjedhjeve të kaluara përmban elementë të njëanshëm, prandaj ai nuk do të marrë pjesë në negociatat e planifikuara për më 10 qershor në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Opozita në Maqedoni thotë se zgjedhjet e kaluara u manipuluan. Ajo e ka bojkotuar parlamentin që nga ajo kohë.

Për shkak të pohimeve të opozitës, një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në Bruksel është se si do të organizohen zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në muajin prill të vitit 2016.

Pas kritikave të Zoran Zaevit, Komisioni Evropian lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se zoti Hahn ka biseduar në telefon me zotin Zaev dhe “kanë sqaruar çështjen”.

Pas kësaj bisede Social demokratët e Zaevit lanë të kuptohet se bashkëbisedimi ka bërë që opozita të jetë në favor të pjesëmarrjes në bisedime. VOA

Next Post

Mali i Zi, Grupi DT lidh me Fibër Optike jahtet dhe barkat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

September 29, 2026
Projekti turistik i lidhur me Kushner, Shqipëria siguron BE-në se do të përmbushë standardet mjedisore

BE ndryshon rregullat para zgjerimit, Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

September 29, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

September 29, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

September 29, 2026
Kundërshtohet ligji për kinemanë/ Regjisori Joni Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve, producentët marrin gjithë pushtetin

Kundërshtohet ligji për kinemanë/ Regjisori Joni Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve, producentët marrin gjithë pushtetin

September 29, 2026
Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

Ambasadori amerikan Wendt ndez nesër “motorin diplomatik” në Tiranë, ja cilin zyrtar të Qeverisë shqiptare do takojë të parin dhe prioritetet!

September 29, 2026
Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

September 29, 2026
Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com