Rusia ka zgjedhur maskotën për “Kampionatin botëror 2018” në futboll. Ai do të jetë një ujk i quajtur Zabivaka.Mbi 1 milionë persona ishin ata që votuan në këtë proces të përzgjedhjes, ku përveç maskotës ujk, në garë ishin edhe një tigër e një mace.
Në mbyllje të votimeve, Zabivaka fitoi me 53 për qind të preferencave, 27 për qind e votave shkuan për maskotën tigër, ndërsa 20 për qind e preferencave ishin për macen.
“Jam i sigurt se Zabivaka do të pëlqehet shumë nga tifozët në Kupën e Konfederatave të 2017 dhe Kupën e Botës të 2018”, tha ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, transmeton “Top Channel”.
Ndërsa braziliani Ronaldo theksoi se maskotat janë ambasadorët më të mirë dhe sjellin shumë argëtim në stadiume. (b.an)