• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Z. Basha, vërtetë çfarë do bësh pas çadrës?!

by Ben Andoni
14/04/2017 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Çfarëdo aktiviteti që Lulëzim Basha do mund të zhvillojë pas fundit të Çadrës nuk do mund ta ngrejë më dot figurën e tij si faktor serioz politik. Fatkeqësisht megjithë qenësinë e disa tezave të mira që janë në mes të retorikës së tij agresive, ato i sfumon krejtësisht logjika institucionale, që artikulohet prej tij.

Partia Demokratike e vitit 2017 nuk mund të jetë kurrsesi Partia Demokratike e muajve të parë të vitit 1991. Që do të thotë se anashkalimi i të gjithë strukturave dhe shfrytëzimi i tyre thjesht për të mbajtur aksionin tranzitor të PD-së ka treguar se Partia Demokratike ka  nevojë për një rimensionim. Lajm i mirë është që Basha ashtu si Berisha nuk i takojnë më kësaj kohe prej mbetjes tejet pas, kurse lajm i keq është se: Shqipëria nuk ka një opozitë konsekuente, atë që kemi nevojë përballë një qeverie bash arrogante.

Dhe, opozita nëse do të parashtronte besueshëm kërkesat dhe do merrte kohën e mjaftueshme për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me siguri do të kishte numra konkurrues në zgjedhje, pasi qeveria Rama realisht ka treguar se ka një hendek të madh të asaj që thotë me atë që ka bërë. Megjithatë, reformat e kryeministrit Rama paçka xhelozisë kanë treguar se Shqipëria kishte nevojë për to. A kanë funksionuar ato? Këtu është momenti kur opozita mund të tregonte të gjithë bagazhin e vet, të cilën e zotëron, për t’i treguar popullit sesi ajo mund t’i bënte shumë më mirë, në këtë mandat të ri.

Por, Basha vendosi ta anashkalojë të gjithën këtë, duke iu drejtuar thjesht dhe shkurt pushtetit të vet. Në fakt, janë plot katër vjet kohë nga zgjedhjet e fundit, që ai fizikisht ka fjetur. Në momentet kur është dashur aksioni i tij ai ka munguar krejtësisht, kurse kalimi i të gjithë caqeve dhe artikulimet e egra kundër faktorit ndërkombëtar,  në ditët e fundit, e kanë treguar si një lider, që nuk mund ta çojë larg makinën e PD-së.

Basha e kërkon mbështetjen në popull, fillimisht te militantët e vet, por ai vet është pa mbështetje, fillimisht nga strukturat e veta. Ato nuk mblidhen, kurse Kuvendi, organi Suprem i PD-së, nuk e ka mandatuar për këtë aksion, që ai e vesh me lloj-lloj atributesh të paqëna.  Arsyeja e mosrespektimit të strukturës së PD-së është fare e thjeshtë: erdhi shumë më vonë se të tjerët në PD, që identifikohen me rrugën dhe mundimet e saj. Ndërkohë që mbështetja që kërkon me egërsi e tregon se është pa mbështetjen e duhur në parti. Këtë mund ta kundrosh më saktë në mbledhjet e grupit parlamentar në çadër. Shumë nga krerët e PD-së rrinë si mbi gjemba dhe të sjellë me zor, ditët e enjte.

Në të gjithë hullinë, në çadër, krah tij mbeten militantët më të frikshëm dhe më të zellshëm, mu ata që e kanë mjelë ekzekutivin e shkuar dhe që populli votoi masivisht kundër tyre. Idetë e reja, mu ato që solli dikur Berisha me KOP-in, mungojnë krejtësisht, kurse më e turpshmja është sesi artikulohen sot qëndrime për të bindur Ilir Metën, që të rikthehet. Dhe, s’mbaron këtu: Çka është më e keqja, Basha nuk e drejton dot një makineri si PD-ja, ku gjysma e saj është mësuar me pushtetin ndërsa gjysma tjetër kërkon ta gjejë gati.

Më pak fjalë, ka ardhur koha që kryetari i PD-së të heqë dorë nga vetëkënaqësia e pamotivuar dhe buzëqeshja e stisur dhe të arrijë “fitoren” e premtuar në të kundërt edhe ai ashtu si paraardhësi i tij Berisha duhet të marrë mbi supe përgjegjësitë dhe të largohet…

Por, që të largohet (nga çadra) tashti është vonë, sepse është larguar aq larg, sa asnjë hartë nuk e ndih të kthehet pas. I vetmi moment, që i ka mbetur është që t’i thotë vetes se çfarë do të bëjë me këtë frymë që ngriti me Çadrën dhe si do zbusë zhgënjimin që do pasojë. Ndoshta mund të arrijë një shtyrje zgjedhje, por jo besimin. Kjo e fundit nuk është më atribut që i shkon atij, të paktën në këto muaj të parë të vitit 2017. (Javanews)

Next Post
Enrique ëndërron “Parisin”, mund ta kthejmë rezultatin ndaj Juventusit

Enrique ëndërron "Parisin", mund ta kthejmë rezultatin ndaj Juventusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In