• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

Z. Ahmet Çalık dekorohet me Urdhrin e Lindjes së Diellit të Japonisë

by A R
30/07/2019 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emër të Lartmadhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë, Ambasadori Akio Miyajima i dorëzoi Kryetarit të Bordit të Çalık Holding, Z. Ahmet Çalık, Urdhrin e Lindjes së Diellit, Medaljen me Rreze të Arta.

Çmimi Perandorak u akordua me motivacionin “për njohjen e kontributeve të çmueshme të z. Çalık në forcimin e marrëdhënies midis Turqisë dhe Japonisë”.

Ahmet Çalık, kryetari i bordit të Çalık Holding, u nderua me Urdhrin e Lindjes së Diellit për dhënien e kontributeve të çmueshme në forcimin e marrëdhënies ekonomike midis Turqisë dhe Japonisë. Dekorimi u zhvillua gjatë një ceremonie organizuar në emër të Lartmadhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë. Medalja me Rreze të Arta është urdhri i tretë më i lartë i dhuruar nga qeveria japoneze, si dhe urdhri më i lartë i dhuruar zakonisht.

Në fjalën e tij, Ambasadori Miyajima, si përfaqësues i qeverisë së Japonisë, vlerësoi guximin e Ahmet Çalık si biznesmen i suksesshëm, duke nënvizuar nderin dhe lumturinë e madhe për vlerësimin me Çmimin Perandorak.

Nga ana tjetër, vetë Kryetari i Bordit të Çalık Holding, Ahmet Çalık, tha se ky çmim ishte rezultat i një bashkëpunimi më shumë se 30 vjeçar me japonezët.

“Sinqerisht duhet të theksoj se, ndërsa njihem gjithnjë e më shumë me kulturën dhe botën japoneze të biznesit, e cila bazohet në njohuri, disiplinë, integritet dhe respekt të ndërsjellë; dashuria ime, respekti dhe admirimi për këtë vend dhe popullin e tij rriten gjithnjë e më shumë. Padyshim, miqtë e mi japonezë, me të cilët ne bashkëpunojmë kanë kontribuar shumë në dhënien e këtij Urdhri prestigjioz. Ky çmim është në fakt një tregues i suksesit të bashkëpunimit turko-japonez që ne kemi arritur në vende të ndryshme të botës. Dëshiroj të theksoj edhe njëherë, se siç ka ndodhur deri më tani, do të bëj çdo përpjekje për të përmirësuar më tej marrëdhëniet ekonomike, shoqërore dhe kulturore mes këtyre dy kombeve miq, të cilët megjithëse ndodhen në dy skajet e Azisë dhe gjeografikisht të largëta nga njëri-tjetri, janë shumë afër sa i takon kulturave”.

Z. Çalık gjithashtu shtoi në fjalën e tij: “Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohjen time të përzemërt për Lartmadhërinë e Tij, Perandorin e Japonisë, për të gjithë miqtë e mi japonezë, veçanërisht për Ambasadorin, Shkëlqesinë e Tij Akio Miyajima, për kolegët dhe familjen time, të cilët kanë kontribuar në dhënien e këtij Urdhri”.

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 20 Dhjetor 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, e martë 30 Korrik 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com