• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yzeiri: Opozita e mbushur me parti fosile

by Ardit Rada
26/02/2021 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar sondazhin e IPSOS për Top Channel, ku rezultoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 25 Prill, 49.5 përqind e të anketuarve thonë se do të votonin për Partinë Socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme.

Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve. Në vendin e tretë është LSI e drejtuar nga Monika kryemadhi me 5.1 përqind të votave. Yzeiri nuk ka hezituar të flasë me tone të ashpra për opozitën duke e cilësuar si të mbushur me fosile.

Yzeiri: Harta politike shqiptare është një hartë e vjetër.Harta politike shqiptare është e përbërë nga fosilet e forcave politike të krijuara në vitet ’90 herë si reflekse të një politike të humbur. Përshembull gjen akoma 7-8 parti duan të ringjallin Ballin Kombëtar dhe Lëvizjen për Legalitetin. Në këto 30 vjet, jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota ka promovuar lëvizje të tjera që janë globaliste.  Po t’i shikosh, lëvizjet politike që kanë lindur në vende të tjera janë përgjithësisht që e kapërcejnë anën tradicionaliste dhe shkojnë drejt atyre që promovojnë njeriun.

Ne jemi shoqëri fantazmë dhe kemi mbetur të fantaksur pas të kaluarës nga pikëpamja politike dhe nuk prodhojmë dot ide, nuk prodhojmë dot lëvizje të reja. Nga kjo pikëpamje, LSI sipas meje sa herë që ka pasur raste kam thënë dhe e them që LSI nuk është lëvizje, por një organizim politik i një grupi që u krijua për të sfiduar PS dhe nisi karrierën duke bërë aleanca herë me PS, herë me PD në mënyrë që të realizojë dëshirën e saj pragmatike për të qenë gjithmonë në pushtet.

Ky faktor politik do të gjykohet. LSI nuk u ofron shqiptarëve asgjë. Këtë e shikoj tek alternativa që e ofron.

Dyrnjaja: LSI është e rëndësishme për opozitën. Është një gur mbështetës balance shumë i rëndësishëm për pushtetin e ardhshëm. Pra forca e LSI mund ta cojë PD në pushtet, forca e dobët mund ta mbajë në opozitë.

Yzeiri: LSI u shkëput nga PS. Elektorati i saj është i majtë dhe u krijua si lëvizje e gjerë e majtë. LSI për sa kohë kishte mbështetësit e majtë, pastaj kur u afrua në qeverisje me PD, e humbi identitetin e saj politik dhe kulturor dhe zgjedhësit nuk kishin pse të afroheshin më.

Ndonëse sondazhi i realizuar nga IPSOS për Top Channel nuk e përfshin koalicionin opozitar të arritur së fundmi, Yzeiri thotë se këto parti janë për muzeum, jo për zgjedhje.

Yzeiri: Fosilja është një vlerë, ato janë parti muzeale, janë parti për muzeum. Kanë kaluar 30 vjet dhe duhet marrë parasysh që nga viti 1990 kur këto forca politike u krijuan për të ringjallur forcat e lavdishme, nuk i ofruan publikut shqiptar asnjë zgjidhje./a.p

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 1001 të vaksinuar, 916 raste të reja dhe 20 viktima nga Covid

Shqipëria në 24 orët e fundit: 1001 të vaksinuar, 916 raste të reja dhe 20 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

February 23, 2026
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

February 23, 2026
BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In