• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Yuri Kim vlerëson Opozitën parlamentare: Siguroi vazhdimin e demokracisë

by Java News
19/06/2020 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma Zgjedhore është një tjetër synim madhor që ambasadorja Kim i ka vënë vetes në Shqipëri. Ajo duket e kënaqur nga marrëveshja që u firmos nga pjesëtarët e Këshillit Politik, pas 18 orë negociatash në rezidencën e saj.

“Synimi për ne, për Shtetet e Bashkuara, në mbështetjen e reformës zgjedhore ishte shumë i qartë. Ka një synim imediat, i cili është të mbështesim Shqipërinë të përmbushë kërkesat për anëtarësim në BE. Pra, një synim shumë specifik…

Dhe kishte një lloj urgjence. Sepse bota në Shqipëri përpara 25 marsit është ndryshe nga bota pas 25 marsit. Tani është diçka reale, me kërkesa reale, me afate reale. Dhe, kur disa nga ne pamë që negociatorëve do t’iu hynte në punë pak mbështetje ekstra, shkuam ta ofronim atë dhe u prodhua diçka.

E di nga të lexuarit në median sociale dhe nga bisedat me njerëzit që ka dëshirë për ndryshim më të madh dhe mendoj se kjo nuk është diçka që më takon mua ta vendos. Është diçka që i takon popullit shqiptar ta vendosë dhe i takon parlamentit”, tha ajo në një intervistë ekskluzive në A2.

Këshilli Politik është mbledhur edhe pas asaj marrëveshje që u përshëndet nga SHBA dhe BE, ndërsa një prej anëtarëve të tij, Rudina Hajdari tha se nuk do ta votonte marrëveshjen nëse nuk arrihej më shumë.

“Nuk mendoj se më takon të them nëse ka nevojë apo jo për më shumë ndryshim. Detyra ime është të ndihmoj Shqipërinë të hyjë në BE dhe, në këtë kuptim, marrëveshja që doli më 5 qershor e përmbush atë synim ndaj aty jam e përqendruar.

Nëse ka dëshirë për më shumë, mendoj që siç thashë në Tëitter për takimin me Rudina Hajdarin, e respektoj atë. Nuk do të thotë që jam në ballë, nuk do të thotë që jam në fund fare, por do të thotë në mënyrë të mirëfilltë që e respektoj dëshirën e popullit shqiptar për më shumë”, tha ambasadorja.

“Mendoj se Rudina dhe disa persona të tjerë kanë një detyrë shumë të vështirë. Ata që qëndruan në parlament bënë gjënë e duhur. Siguruan që demokracia të vazhdonte të funksiononte në Shqipëri.

Mendoj se është diçka e mrekullueshme që janë ambiciozë për popullin shqiptar, që duan më shumë e më shumë. Në një pikë të caktuar, do t’iu duhet të marrin disa vendime strategjike lidhur me çfarë është e rëndësishme tani dhe çfarë mund të arrihet më vonë. Kaq kam për të thënë për këtë”, shtoi Yuri Kim.

Next Post
Gjendet pa shenja jete në trotuar punonjësi i një kompanie security

Gjendet pa shenja jete në trotuar punonjësi i një kompanie security

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In