• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim flet për raportet me Metën dhe paralajmëron: Gjyqtarë e prokurorë duhet të…

by A R
28/01/2021 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja Yuri Kim foli për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, në fund të vitit 2020, pas thirrjeve të saj të njëpasnjëshme.

I pyetur nga gazetari Balla nëse me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese u bë dhe një paqe mes Ilir Metës dhe ambasadores Kim, kjo e fundit u përgjigj se në të vërtetë ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Presidentin shqiptar.

Pjesë nga intervista në News24

Kthehemi në këtë pjesë të dytë të intervistës me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim. Zonja Ambasadore, duket sikur keni bërë paqe me Ilir Metën kohët e fundit?

Ambasadorja Kim: Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me të. Si diplomatë, përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë udhëheqësit dhe mendoj se të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, por është me rëndësi që të mbahen hapur linjat e komunikimit dhe të prodhohen rezultate nga ato marrëdhënie. Ndaj, jam e kënaqur që kemi mundësi ta bëjmë këtë.

Sokol Balla: Kur vjen puna tek rezultatet që prodhuat së bashku me presidentin dhe pjesën tjetër të institucioneve për Gjykatën Kushtetuese, atë e quani sukses apo jo? Por, shumë nga ne e shohim si paqe të arritur nga palët e interesuara për të vazhduar ta mbajnë Gjykatën Kushtetuese nën ndikim politik. Çfarë garancish ka që kjo sjellje në respekt të ligjeve dhe Kushtetutës do të jetë e ndryshme nga më parë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se duhet të presim e të shohim dhe mund ta keni parë që shkova të takoja anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, shkova bashkë me Ambasadorin e BE-së. Edhe të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë për t’i nxitur që ta marrin rolin e tyre seriozisht, dhe besoj se e bëjnë këtë, dhe një nga gjërat që i përmenda kur i takova ishte: kur shoh historinë e SHBA dhe se çfarë kemi kaluar, një nga gjërat për të cilat jam vërtet krenare është fakti që gjyqtarët federalë, kur erdhi puna tek vendime shumë të vështira, ata morën vendime bazuar në interpretimin që i bënë ligjit, pavarësisht se kush i emëroi në ato poste. Dhe mendoj që kjo është diçka që e duan edhe shqiptarët dhe duhet ta kenë dhe mund ta kenë dhe mendoj ka shumë rëndësi. I gjithë ky nocioni i institucioneve të caktuara apo personave të caktuar se janë të kapur është shumë i dëmshëm dhe mendoj se kemi të drejtë të kemi pritshmërinë që gjyqtarët dhe prokurorët dhe institucionet tani do të tregojnë që, në fund të ditës, interesi i tyre është ai i popullit shqiptar, jo i individëve të caktuar.

Sokol Balla: Në fakt, iu referuat rastit të Amy Coney Barrett, anëtarja e fundit e Gjykatës Supreme të SHBA zgjedhur nga Presidenti Trump dhe që kundërshtoi atë që kërkuan avokatët e tij nga Gjykata Supreme lidhur me rezultatet, çka tregoi kredibilitetin dhe personalitetin e saj si gjyqtare, e cila vendosi interesin e publikut përpara interesave politike të njërës palë. Zgjedhja e anëtarëve të fundit të Gjykatës sonë Kushtetuese, siç jam konsultuar me njerëz që i njohin rregullat, kaloi nëpër parregullsi përsëri. Nuk u zgjodhën mes tre kandidatësh.

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Ose kishte një kandidat të vetëm ose dy kandidatë. Megjithatë, kushdo i kishte kundërshtuar këto parregullsi më parë, këtë radhë ishte ok. Presidenti Meta e kishte kundërshtuar por tani ishte ok. Demokratët e kishin kundërshtuar, por tani ishin ok. Socialistët, njësoj. Pyetja ime është, a ka rëndësi të kemi një Gjykatë Kushtetuese më të mirë apo thjesht ta kemi atë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se njerëzit duhet të presin një Gjykatë Kushtetuese që funksionon me kredibilitet, me pavarësi, dhe me integritet. Ky vend ka qenë pa Gjykatë Kushtetuese për pothuajse tre vjet. Është qesharake. Dhe mendoj që – s’dua fare të jem cinike – por ndonjëherë mendoj se kërkesa për përsosmëri është një mënyrë për të penguar përparimin. Mendoj se edhe Komisioni i Venecias e njohu këtë dhe, në opinionin që dha, e bënë shumë të qartë që ky është një problem urgjent që kërkon një zgjidhje urgjente dhe se institucionet përgjegjëse duhet të punonin bashkë. Dhe, këtë bënë. Keni të drejtë, nuk është një zgjidhje e përsosur, por mendoj është zgjidhja e nevojshme dhe është një zgjidhje praktike. Tani, Gjykata Kushtetuese ka kuorumin e duhur; janë mbledhur dhe me sa kuptoj, kanë nxjerrë vendimin e parë.

Sokol Balla: Po, çfarë menduat për gjykimin e tyre?

Ambasadorja Kim: Nuk kam punë unë të komentoj gjykimet e tyre.

/a.r

Next Post
Dorëheqja e Cakajt, Yuri Kim: Faleminderit për të gjitha përpjekjet

Vaksinë nga vendet e Lindjes në Shqipëri? Kim: Kujdesi mjekësor është vendimi juaj personal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In