Në emisionin “Opinion”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u pyet nga moderatori edhe për deklaratë të Elez Biberaj se nëse fiton rama mandatin e tretë do të ketë një hendek në marrëdhëniet me SHBA.
Ambasadorja nga ana e saj tha se këto janë deklarata individuale dhe se i vetmi që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA.
Blendi Fevziu: Kam parë disa ditë më parë, le të themi dy ditë përpara fushatës zgjedhore, një fjalim nga Elez Biberaj, një nga zyrtarët e lartë të VOA. Tha se nëse Rama fiton zgjedhjet, do të ketë një hendek në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është e vërtetë?
Ambasadorja Kim: Mendoj që secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Ai po fliste në cilësinë e tij si…
Blendi Fevziu: A është pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara?
Ambasadorja Kim: Jooo…
Blendi Fevziu: Jo?
Ambasadorja Kim: Hajde tani! Ju e njihni realitetin këtu. I vetmi ent që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA. Kaq.
g.kosovari