• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama, balet diplomatik në tehun e briskut

by Skënder Minxhozi
28/01/2026 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Fillimisht i duhet të hedhë poshtë akuzat e kundërshtarëve politikë që e akuzojnë se s’po le gur pa lëvizur që t’i shpëtojë “shpatës” së drejtësisë. Kjo është relativisht e lehtë pasi në çdo rast dhe për çdo gjë Berisha dhe të tjerët do të ishin kundër asaj që bën Edi Rama me axhendën e tij diplomatike. E kanë goditur për politikën rajonale, për raportet me SHBA, për Kosovën, Greqinë dhe gjithçka tjetër që mban brenda harta politike e hemisferës veriore.

Edi Rama duhet t’i shpjegojë lëvizjet e tij diplomatike më së shumti në planin e jashtëm. Duhet t’ua shpjegojë partnerëve evropianë të cilët në shumicë i ka miq e të njohur të vjetër. Duhet të japë shpjegime në kohën kur kontinenti i vjetër dhe shteti më i fuqishëm i botës po polarizojnë qëndrimet mes tyre duke përfshirë kërcënimet tregëtare por edhe territoriale, siç qe rasti i Groenlandës.

Në të gjitha këto ngjarje të mëdha Shqipëria e vogël nuk ka as gisht e as të drejtë vote. Jemi shumë të parëndësishëm për të qenë aktorë në këtë paradë muskujsh të nivelit botëror. E megjithatë porsi pluhuri i hekurit kur i vendos afër një magnet, kjo përmbysje gjeopolitike po kërkon rreshtimin e të gjitha “grimcave” sipas poleve të magnetit. Ashpërsimi i marrëdhënieve brenda botës perëndimore do të kërkojë me gjasë që dikur të gjithë dhe cilido të bëjnë një zgjedhje mes SHBA dhe Evropës. Kjo është mesa duket e ardhmja, pasi amerikanët e kanë bërë të qartë se parimi i ri të cilit i falen është “secili për vete, Zoti për të gjithë”!

Në këtë rirreshtim të historisë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria duhet të ruajë interesat dhe të ardhmen e saj. Të qëndrojë fort me Amerikën në aspektin e sigurisë dhe të mbajë hapur korsinë që çon në BE, si projekti i vetëm afatgjatë dhe me perspektivë për shqiptarët. Edhe ky është një balet i vështirë për t’u kërcyer mes dy gjigandësh, i cili do të testojë skajshëm aftësitë diplomatike të kryeministrit shqiptar dhe të të gjithë shtetit.

Edi Rama ka qenë kurdoherë një notar që ka pëlqyer të notojë kundër rrymës. Edhe kur tentoi paqëtimin e rajonit përmes Ballkanit të Hapur, edhe kur ra dakord me Melonin për bazën e refugjatëve në Shëngjin apo kur mbante e vazhdon të mbajë raporte me Erdoganin, Sorosin, Orbanin apo sheikët e Gjirit. Që të gjithë figura me dritë-hije të cilët jo rrallë dalin nga spektri i diplomacisë korrekte.

Natyrshëm që Rama ka ndjekur jo vetëm instiktin e shtetarit dhe punët e vendit, por edhe interesin e tij politik në këto raporte që ka ndërtuar. Natyrshëm edhe pjesëmarrja në Bordin e Paqes është një lëvizje politike e tillë, pra ndarëse. Siç është gjithashtu ndarëse dhe e debatueshme një vizitë në Tel Aviv për t’i shtrënguar dorën Bibit, udhëheqësit që edhe kur merr avionin për të udhëtuar jashtë vendit kujdeset që të evitojë qiejt e Evropës se mos e ulin me zor në tokë dhe i venë prangat.

E nëse marrja pjesë në OKB-në private të Donald Trump është diçka që shumëkush në Shqipëri (e më pak në Evropë) nuk e konsiderojnë si sakrilegj, vizita në Izrael është një akt që kërcet dhe bie në sy për së largu. Për keq natyrisht, më shumë sesa për mirë, duke parë tragjedinë që u shpalos para syve të të gjithë globit në Gaza për shkak të sulmeve izraelite.

Ky i Ramës është një balet diplomatik në tehun e briskut, i cili për kundërshtarët e tij në Tiranë është një valle vetëvrasëse e imponuar nga problemet e  brendshme, teksa për miqtë në Evropë, Turqi e gjetiu duket si një ndër shumë episodet e galerisë së gjesteve provokative me të cilat Edi Rama i ka mësuar tashmë. Nisur nga atletet e bardha, batutat e kudondodhura majtas e djathtas dhe stilin e drejtpërdrejtë e pa komplekse që tejkalon manualet ideologjike, ato politike e diplomatike.

Në mandatin e katërt qeverisës Edi Ramës i takon të menaxhojë një Shqipëri të turbullt me një qeverisje gjithashtu të turbullt, në një botë kaotike dhe të pasigurt. Kjo kërkon diçka më shumë se një batutë me Makronin apo një palë atlete sportive në foton familjare të një Samiti. Kërkon të dish ç’po bën, pse po e bën dhe çfarë përfitimesh do të marrësh në fund të rrugës. Improvizimet janë të ndaluara në kohë kolere. Dhe bota po kalon një epidemi më të keqe se covidi. Po kalon “epideminë” dramatike të ribërjes së rendit botëror, ku duhet mendje e kthjellët, miq besnikë dhe nerva çeliku.

Next Post
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave

Comments 2

  1. SaliDuro says:
    5 months ago

    Dikur tironcit e vjetër (pe vërteti e jo tiranas si Noka, Dumani, Salianji, etj, etj…), duke ironizuar Ramën, do të thoshin, “ka hyp n’moje t’telit tuj xhiru si Ali Xhixha (i ndjerë)”…

    Reply
  2. Mergimtari says:
    5 months ago

    Po a ka valle ne politiken nderkombetare “MIQ BESNIKE”?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

June 19, 2026
“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

June 19, 2026
Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

June 19, 2026
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

June 19, 2026
Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

June 19, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

June 19, 2026
KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD, nesër seancë publike

Protestat/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

June 19, 2026
Inaugurohet lidhja e re ajrore Tiranë-Kanada, nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë

Inaugurohet lidhja e re ajrore Tiranë-Kanada, nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë

June 19, 2026
Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

June 19, 2026
Veliaj kujton 21 Janarin: Ols Dado ishte prokurori i çështjes, Strasburgu evidentoi shkelje të rënda në hetim

Veliaj kujton 21 Janarin: Ols Dado ishte prokurori i çështjes, Strasburgu evidentoi shkelje të rënda në hetim

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In