• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim: Berisha si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret, Shqipëria s’meriton politikanë të tillë

by Java News
04/04/2023 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Mes të tjerave ajo është pyetur edhe për përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore, edhe pse ai është në listën e personave “non grata”.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Kjo, tha ambasadorja, përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet.

Në një intervistë për Zerin e Amerikes, Kim u shpreh se pritshmëritë e Uashingtonit janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

Zëri i Amerikës: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

Zëri i Amerikës: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Next Post
VIP-at të Big Brother nuk njohin figurat shqiptare! Opinionistja: Tallen e meken me shkencëtaren e parë grua që sfidoi regjimin komunist

VIP-at të Big Brother nuk njohin figurat shqiptare! Opinionistja: Tallen e meken me shkencëtaren e parë grua që sfidoi regjimin komunist

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Plotësisht dakord me sa jeni shprehur zonja Juri Kim, USA-ambasadore.
    Por, kam vetëm një pyetje.
    SPAK-un dhe gjithë hallkat e sistemit të drejtësisë, janë krijuar, orientuar, drejtuar e udhehiqen prej JUSH.
    Pyetja direkte personalisht për ju : PSE NUK ARRESTOHET SALI BERISHA ?
    PSE NUK ARRESTOHET ILIR METAJ ? PSE NUK ARRESTOHET MONIKA KRYEMADHI ? …..
    Këta që citova, Janë rradha NJË, karrikja NJË.
    Pa arrestuar këta, gjithë të tjerat janë broçkulla. Janë Si vrimat në ujë.
    Prandaj, ose arrestoni Sali Berishën e CO, ose më mirë të paktçn heshtni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In