• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ymeri, Haradinaj e Limaj kontestojnë zgjedhjen e Thaçit president

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë thirrur një konferencë për media pas zhvillimeve të sotme brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. I pari i VV-së, Visar Ymeri, tha se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president i Republikës së Kosovës, pasi sipas tij, ai u zgjodh me anë të ndërhyrjeve të dhunshme policore ndaj deputetëve të opozitës dhe qytetarëve protestues. Po ashtu, Ymeri tha se kjo u bë përmes një terrori psikologjik edhe ndaj deputetëve të koalicionit dhe të tjerëve në Kuvend. Këtë, Ymeri e mbështeti në faktin se Thaçi në raundin e parë të votimeve mori vetëm 50 vota.

Sipas Ymerit, Thaçi president u zgjodh me bekimin e Vuçiçit përmes Listës Srpska. “Sot Kosova ka në krye të shtetit një njeri, i cili nuk do ishte aty pa përkrahjen e Serbisë”, tha ai, duke shtuar se “ky fillim i kapjes së shtetit nuk do të kalojë”. “Qyetatarët me protesta do të ngadhënjejnë kundër kësaj klike.” Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria Thaçi-Mustafa është e dështuar. “Është konstatim i të gjithëve se regjimi Mustafa Thaçi ka dështuar në politikën e jashtme dhe në anëtarësimin në UNESCO”, tha ai. Më tej ai tha se shkelësit e Kushtetutës do të ndëshkohen nga qytetarët. “Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që kanë kapur shtetin e Kosovës”, tha Haradinaj.

Fatmir Limaj, lider i NISMË-s për Kosovën, tha se kolegët e tij deputetë kanë lëshuar një rast për të refuzuar kandidatin e propozuar nga koalicioni. “Ata iu nënshtruan presionit dhe kësaj elite politike. Jo vetëm që nuk u largua kriza, por nga sonte Kosova u zhyt edhe më shumë në krizë”, tha ai. Limaj tha se opozita do ta vazhdojë kauzën e saj për të rritur shpresat te qytetarët e Kosovës për ndryshim. “Mbi 70 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me zhvillimet në Kuvend. Ishte një derë e vogël sa ishte institucioni i presidentes dhe një mundësi për të dalë nga kriza, por nga sot u mbyll edhe kjo derë”, tha Limaj.

Next Post

Topi: Basha ka si model vetëm Berishën. Deklaratat për model të ri thjeshtë taktike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In