Gjermania tashmë ka një plan “B” për Greqinë për ta mbajtur atë në Eurozonë. Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, plani “B” gjerman, parashikon kontrollin e situatës financiare në Athinë si dhe një program të veçantë për parandalimin e kolapsit të metejshëm bankar.
Siç thekson “La Stampa”, krijimi i një qeverie të re, ose reformimi i plotë i qeverisë aktuale, janë dy propozimet e mundshme që Berlini mund t’ia adresojë Greqisë.
Dite me pare, Presidenti i Bundestagut, një prej anëtarëve të Bankës Qëndrore Europiane, deklaroi se afati i fundit për falimentimin e Greqisë është 12 maji, ndërkohë synohet që t’i privohet kolapsi i sistemit financiar në vend.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









