• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ylli Pango reagon për pasaportën shqiptare të gruas së tij ruse: S’të lënë shtazët e egra të gëzosh!!

by Java News
17/10/2020 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Pango ka reaguar pas pajisjes së gruas së tij ruse me pasaportë shqiptare.

Emri i saj është përmendur në një shkrim të gazetarit të Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, shkrim ky i botuar edhe në gazetën TemA.

Reagimi i Pangos

E treta herē që Gazeta “Tema” merret me gruan ruse të Ylli Pangos. Kësaj rradhe nepermjet penes se Doçit që qysh në krye të shpifjes e fëllliqësisë që shkruan e fut gruan time së bashku me këngëtarët e tallavasë, ndër ata që marrin shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit. Ca si shumë apo jo?

Në fakt kjo grua “ kriminele”, gruaja ime, ka tetë vjet që jeton në Shqipëri. Në shkurt të ketij viti u bë dhe me një femijë, fëmijën e saj dhe të Ylli Pangos. Në fillim te ketij viti filluam procedurat për të marre pasaportën shqiptare dhe ne korrik gruaja ime u be shtetase e ketij vendi. Nja 7 muaj.

Ju tha një njeriu të nderuar që ashtu si unë deshën ta pëgënin, se “Tema” nuk e kishte me të e me pasaportat e bijve te tij por me shkeljet proceduriale të presidentit të Republikës në dhënien e pasaportave.

Po në rastin tim o Adriatiku i Doçërve, me presidentin e ke apo me mua dhe familjen time? Se me gruan time “të re” nga fillimi i vitit deri ne korrik kemi ndjekur këto procedura. Lexoni e gjykoni dhe ju o njerëz:

Shkuam ne Drejtorinë e Policisë, Tiranë, ku “gruaja e re ruse e Ylli Pangos” dha intervistën në shqip e dorezoi dokumentat. VERIFIKO z.Doçi. Pastaj dokumentat kaluan ne Ministri të punëve të Brendshme ku u prit me muaj. Z.Doç, verifiko( ndërkohë nusja e Ylli Pangos kishte lindur e ishte me foshnjë ne gji).

Pritëm ca muaj. Pastaj dokumentat shkuan ne SHIK. VERIFIKO, jo doçërisht. Pastaj dokumentat shkuan në presidencë e cila i çoi prape ne SHIK (kështu është rregulli).

Pastaj ne presidence. Kaluan edhe 45 dite. Tensioni po rritej. Covidi nëpër këmbë, fëmija i vogël, çdo gjë mund të ndodhte. Gruaja ime si çdo njeri që jeton në këtë vend donte të kishte dhe ajo ca të drejta si vizita mjekësore, siguracion bashkë me fëmijën etj., etj që pa pasaportë shqiptare nuk mund t’i merrte.

Për këto nuk mund të shkonim as në vend të saj për shkak të covidit. Së fundmi në korrik u muar pasaporta. VERIFIKONI. Sa shpejt!Me mik duhet të ketë qenë. Për kriminelë. Thuhet që ka që presin dhe me vite. Nuk e di! Po gruaja ime kishte tetë vjet që jetonte këtu dhe e kishte ndarë mendjen që në fillim të jetonte ne Shqiperi si nënë shqiptare me të drejta shqiptare.

Në këtë vend që të tjerë po e lenë…. Sa për të drejtat europiane, të drejtën për të udhëtuar në Europë, gruaja “ruse” e Ylli Pangos e ka prej kohësh. Ka pasaporte ukrainase e cila ka kohë qe gezon po ato te drejta qe gezon dhe pasaporta shqiptare në Europë. Tre muaj në çdo gjashtë muaj. Pra nuk kishte nevojë as të luante futboll e as të këndonte tallava për të marrë një pasaportë shqiptare për të lëvizur në Europë lirisht, o pinjoll i shquar i familjes së shquar të Doçërve.

Se për këtë bëhet davaja z.Doçi i Doçërve (mos po të duket se po merrem gjë me familjen? Assesi! Po të përmend vetëm mbiemrin, origjinën. Mbiemrin që e mban me nder. Nuk po merrem as me gruan, as me fëmijët, as me vlerën tënde si “asset” kombëtar. Për këtë punën e aseteve, merr pak mundim e lexo yllipango.com për të parë ç’kam bërë e vazhdoj të bëj për këtë vend megjithë të pëgërat që kini hedhur e vazhdoni të hidhni. Po për këtë do të flasim një herë tjetër më në detaje).

Pra e mori gruaja ime pasaporten shqiptare atë ditë dhe qau. Jo nga emocioni a gëzimi. Ku te lenë shtazët e egra këtu të gëzosh. Qau se u çtensionua së fundmi. Se kish filluar t’i dukej se nuk do e merrte kurrë pasaportën. Do të mbetej me leje provizore. E do i duhej te ikte me fëmijë në krahë sa andej këndej, sa në vend të saj e sa këtu. Se nuk do i zgjidhte kurrë hallet e fëmijës, punësimit në të ardhmen, shëndetit etj.

Siç ju thashë në fillim o gazetar e biri i nderuar i familjes së Doçërve, jemi bërë së fundmi me një bir edhe ne. Djali im shqiptar, Pango, bir i Pangove. Se edhe gruaja ime u bë Pango. Si çdo shqiptar. Si edhe ti, i nderuar Doç, i biri i Doçërve.

Mund të fillosh të merresh edhe me të e ta vesh në krye të titujve të gazetës o pena e mprehtë e Doçërve. Ta vesh në krye të titujve e ta shoqërosh me tallavatë, futbollistët që marrin pasaporta për 24 orë etj. Është tetë-muajsh e do i bësh pagëzimin e parë me ujrat e ndotura ku notoni e që ka tre dekada që qelbin këtë vend

Pra mund të vazhdosh të merresh me familjen time pa llogaritur asnjë lloj etike, ndjenje njerëzore, bese, feje, a nuk di ç’tjetër ku beson a nuk beson kërkund ti o pinjoll i familjes së Doçërve.

P.S Po të ishte për mua nuk duhet assesi të ketë ligj për shpifje. Por ndonjë ligj për ata që quajnë penë, dhëmbët e pëgëra me të cilat jane mësuar të kafshojnë çdo gjë? Për këta, Po. Ndonjë ligj a ndonjë kafaz për shtazët e egra që përdhosin çdo gjë, kafshojnë në shpirt, edhe vrasin? Po.

Next Post
Ra në gropën e ashensorit, vdes punëtori në Tiranë

Biznesmeni i ndërtimit Dhima: Ja si i shpëtova atentatit, 3 persona më ndoqën, më shpëtoi ashensori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In