• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ylli Manjani ‘tradhton’ LSI-në: Në 25 Prill, sa më shumë vota për PD! Ta bëjmë forcë të parë

by A R
14/01/2021 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i LSI Ylli Manjani ka bërë një deklarate të fortë lidhur me situatën politike në vend, duke deklaruar dhe voten e tij, me shume se tre muaj para zgjedhjeve te 25 prillit.

Manjani ka bere thirrrje qe te votohet opozita, duke specifikuar madje qe te gjitha votat e opozites te shkojne per Partine Demokratike qe te dale force e pare politike dhe te mandatohet per krijimin e qeverise se re!

Nuk dihet se perse ka ndodhur ky pozicionim radikal i Manjanit, por vihet re fare qarte se ka nje hatermbetje me LSI, ku ka qene zyrtar i larte dhe ne forumet drejtuese kryesore te saj dhe minister i Drejtesise.

Por momentalisht Manjani e ka “tradhetuar” kete force politike dhe liderin e saj.

Postimi i plotë i Manjanit:

“Gjej me vend të ritheksoj disa gjëra në këto kohë thashethemesh, të cilat burojnë nga merkato politike:

1. Mbetem kritik me mënyrën se janë të organizuara e funksionojnë Partitë Politike në vend. Kjo është arësyeja që kam mbajtur një pozicion disi të distancuar me to. Mendimin që kam patur e kam e kam shprehur gjithmonë pa asnjë barrierë.

2. Kam 4 vite + disa muaj që jam i pozicionuar kundër sundimit politik të Rilindjes në vend. Nuk po llogaris këtu mendimin tim publikisht të njohur, jo gjithmonë të njëjtë me Rilindjen përgjatë viteve 2013-2017. Nuk po llogaris gjithashtu këtu qëndrimet e mia të njohura kundër shkatërrimit të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste.

Sot, vetëm 3.5 muaj para zgjedhjeve nuk kam asnjë motiv apo arsye ta braktis këtë pozicion timin. Mbetem në opozitë me ta.

3. Kam mendimin e palëkundur që vendi jonë i përbashkët ka nevojë urgjente për të ç’rrënjosur monizmin si politikë subduese dhe, t’i kthehet normalitetit politik duke kryer një rotacion pushteti paqsor. Në këtë funksion, vota ime do jetë në favor të opozitës politike në vend.

Rotacioni do ti bëjë mirë edhe vetë Partisë Socialiste, e cila duhet të shohë më drejt atë që ka bërë me vendin.

4. Vota këtë radhë nuk do jetë zgjedhje alternativash, por detyrim për të kthyer vendin në normalitet. Ndaj kërkohen dy gjëra:

së pari pjesmarrje në votime dhe,

së dyti sa më shumë vota në favor të Partisë Demokratike dhe opozitës.

Partia Demokratike veçanërisht duhet mbështetur, jo thjesht se ka radhën për të qeverisur (pas 8 vitesh opozitë), por se është partia më e madhe e opozitës dhe duhet ndihmuar të bëhet parti e parë në vend. Janë llogari të nevojshme që i dikton sistemi zgjedhor.

Të majtë e të djathtë kanë mundësi të “vënë shpirtin në paqe” në raport me traditën e tyre, duke votuar parti të tjera opozitare përveç PD. Spektri i tyre është i gjerë.

Jam i bindur se partitë e opozitës nuk janë më të mirat, por janë të domosdoshme për të kthyer normalitetin demokratik dhe rotacionin politik në vend.

5. Këto zgjedhje janë më të rëndësishme se çdo karrierë personale. Pra diskutimi është kush s’është në listë duhet të jetë në plan të dytë.

Në plan të parë është ndalja e monizmit dhe kthimi i normalitetit me rotacion politik.

Veç e veç jemi të gjithë burra të mirë, por të gjithë bashkë duhet të bëjmë më të mirën.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi and co, janë padyshim difektozë dhe me shumë të meta. Me shumë gjasë ata e shfrytëzojnë këtë nevojë të madhe që ka vendi për ndryshim edhe për të ndërtuar politika dhe ekipe politike jo të mira, por janë rruga e vetme për të dalur të keqen dhe për të tentuar normalitetin.

Personalisht i mendoj dhe i shpreh rregullisht këto pikpamje. Nuk kam qenë kurrë deputet në jetën time, por kjo smë ka ndalur mendimin dhe shprehjen e tij.

I mbetem besnik këtyre pikpamjeve të paktën deri në momentin kur me datë 25 Prill të kem hedhur votën time.

Më tej nuk e di! Do shohim e do bëjmë…

Por ftesa ime për miqtë e mi është:

Duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe, duhet votuar Partia Demokratike dhe opozita.

Kjo është përgjigja që kam për të gjithë ata që më pyesin “si do shkojë puna në zgjedhje” dhe se “a do e braktis opozitën,si të tjerët?”…

Next Post
Babë e bir rrahin në Vlorë dy punonjës të OSHEE-së

Tentoi të digjte dy fqinjët, arrestohet 38-vjeçari i dehur në Elbasan

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Me 500 flamur si gjithmone

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In