• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ylli i futbollit harxhon 500 mijë sterlina për vetëm dy orë në kazino

by Java News
14/05/2017 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e futbollistit të Manchester United, Wayne Rooney, nuk duket e mirë. Kapiteni i djajve të kuq prej kohësh ka humbur rolin e liderit në skuadër me aktivizimin e pakët, por përpos kësaj, edhe jashtë situata nuk duket ndryshe.

31-vjeçari siç raporton britanikja “The Sun” është parë të frekuentojë kazinot e qytetit në orët e vona duke luajtur shuma të konsiderueshme parash. Një reporter deklaron se idhulli i 20 herë kampionëve të “Premier League” ka humbur gati 600 mijë euro (rreth 500 mijë sterlina), në vetëm dy orë në Kazino.
article-2146502-13278DDA000005DC-442_642x478“Mbërriti në mesnatë, në mesjavë, kur në Kazino nuk kishte shumë njerëz. Shkoi në zonën VIP dhe qëndroi aty deri në orën 2 të mëngjesit. Wayne po luante në mënyrë të pakontrolluar. Fiksonte tavolinën dhe fishat, duke vënë baste të vazhdueshme në ruletë dhe në lojën “Black Jack”. Ndërkohë që luante, konsumonte edhe birrë, por nuk ishte i dehur. Ishte gati i magjepsur nga loja. Kur ishte te ruleta, vendosi shumë baste për të kuqen dhe gjithashtu te numrat tek. Vazhdonte të humbte shumë, por kjo e shtynte që të luante edhe më shumë”, citon “The Sun” burimin që ishte dëshmitar okular i ngjarjes.

“Njerëzit që ishin në Kazino e shikonin të shtangur dhe gati gati nuk perceptonin atë që po ndodhte. Wayne gjatë fundit dukej vërtetë poshtë me moralin. Natyrisht personeli i Kazinos e trajtoi si një personazh dhe bastexhi VIP. Rooney fiton shumë, por shifra që humbi ishte vërtetë e konsiderueshme”, vijoi burimi i “The Sun”. Një tjetër dëshmitar okular e shton dozën e dëshmisë së tij, pasi bën disa deklarata edhe në lidhje me reagimin e Coleen, bashkëshortes së ish-sulmuesit të Everton. “Nuk do të doja të isha në vendin e Rooney, kur bashkëshortja e tij, Coleen do të marrë vesh atë që ka bërë. Kur ngjarja ndodhi, ajo gjendej në Europë, me fëmijët, dhe Kazino është vendi i fundit ku ajo do të dëshironte ta shihte të shoqin. Coleen është një grua biznesesh të suksesshme, ndaj ajo që ka bërë Rooney, për atë është e tmerrshme”./BW

a.ç

Next Post
Fotot/Klaudia Pepa shkëlqen në Santorini

Fotot/Klaudia Pepa shkëlqen në Santorini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In