• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ylli Bufi: Mehmet Shehu më helmoi babanë

by A R
13/11/2015 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Bufi, kryeministri socialist i Shqipërisë në fillim të viteve ’90, deklaron se Mehmet Shehu i ka helmuar babanë, Sokrat Bufi, më 1957. Bufi e ka bërë deklaratën në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Përveç kujtimeve historike, Bufi flet edhe për situatën e sotme.

A ka ndonjë punë që ju ndiheni krenar që e keni bërë gjatë kohës që ishit kryeministër?

Kur merret një përgjegjësi e tillë, duhen marrë parasysh rrethanat. Unë mora përsipër drejtimin e një koalicioni të madh, jo vetëm të një qeverie. Drejtimi i një koalicioni të tillë më parë ishte i paimagjinueshëm.

Çfarë mund të bëje më mirë, nëse i ktheheni kohës që ishit kryeministër?

Ndërrimi i sistemeve nuk është vetëm një reformë, por një përmbysje në planin politik dhe ekonomik. Ne arritëm që në 6 muaj të miratonim 82 ligje. Në çdo periudhë ka ndryshime të mëdha dhe është e vështirë të zgjedhësh njerëz me përvoja profesionale dhe politike. Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por tashmë i shoh nga një distancë, ndryshe nga ajo kohë kur më duhej të zgjidhja shumë situata me shumë shpejtësi, për shembull, ligji i tokës për të mos e shpërndarë, por ta jepnim në përdorim. Mjaft nga elementët e kësaj reforme ishin të përgatitur që nga koha e Fatos Nanos.

Keni qëndruar 6 muaj në qeveri, 6 ditë qëndruat në Amerikë, në datën 6 dhjetor dorëzuat detyrën. Çfarë rëndësie ka pasur numri 6?

Nuk kam qenë ndonjëherë supersticioz. Kjo shifër nuk ka asnjë domethënie për anën përmbajtësore të punës sime. Keni përmendur në Parlament që kemi 6 ditë rezerva për ushqime. Na e sqaroni edhe një herë. Kemi qenë në Parlament dhe po përpiqeshim të bindnim pse nuk duhej rrëzuar qeveria. Nëse nuk do ta kisha thënë në mbledhjen e qeverisë, do të isha kritikuar. Por fakti që e thashë dhe isha “live”, u përdor më vonë nga “opozita”.

bufi

Si jeni ndjerë në momentin kur keni hapur derën e zyrës së kryeministrit për herë të parë?

Në atë zyrë kisha hyrë edhe më parë, por kur hyra si kryeministër, mendja më shkoi te Mehmet Shehu. Ai ka eliminuar tim atë dhe ky element më erdhi menjëherë në mendje. Im atë i kishte bërë një letër Enver Hoxhës për dyshime për Mehmet Shehun. Mehmeti insistoi që im atë duhej të futej në burg, por në fakt e lanë në një detyrë të dorës së dytë. Më vonë im atë vdiq e më vonë i janë gjetur në trup elemente helmuese. Autori pa dyshim që ishte Mehmet Shehu.

A e keni takuar ndonjëherë Mehmet Shehun?

E kam takuar një herë, kur kam qenë student, por s’ka pasur asnjë reagim nga ana e tij.

A keni bërë ndonjë krahasim me kryeministrat përpara dhe pas vitit 90?

Nga përvoja ime fillova t’i shikoj gjërat ndryshe, jo vetëm të lidhura me partinë. Më ka interesuar më shumë funksionimi shtetëror, sesa ai partiak. Duke i parë gjërat kështu, për mua të gjithë drejtuesit e shtetit, jo vetëm kryeministrat, pavarësisht regjimit ku kanë drejtuar, duhen respektuar si figura institucionale. Pastaj ka vlerësim tjetër sesi i kanë kryer këto funksione.

A ka ndonjë kryeministër që ju e veçoni, për të cilin nuk keni vlerësime?

Unë ruaj respekt për të gjithë, por disa figura kanë rol të veçantë, ata që zgjidhen drejtpërdrejt nëpërmjet zgjedhjeve me një program të përcaktuar politik katërvjeçar. Do të veçoja Meksin, Nanon, Berishën dhe së fundmi Ramën. Figura që të ngjall më shumë respekt është ajo e Ismail Qemalit. Ai finalizoi një ndërmarrje shumë të rëndësishme, si ngritja e flamurit.

A ka burra shteti mes kryeministrave?

Unë i quaj të gjithë shtetarë. Por kriteri tjetër është përvoja politike. Në periudhën e parë pas pavarësisë, ka figura të shquara që kanë shumë eksperiencë politike si drejtues dhe e kishin të lehtë të kryenin funksione si ministra etj. Ndërsa kur ndryshon sistemi, klasa e re nuk e ka përvojën e duhur poltike. Ndihet një ndryshim i madh mes brezave. 6 kryeministra e kanë varrin jashtë, të tjerë nuk kanë një varr në një vend të denjë.

A jeni dakord që shteti duhet të rikthejë eshtrat e tyre dhe ti vendosë në Panteon?

Besoj se është e domosdoshme që me iniciativën e qeverisë e në bashkëpunim me familjet, të kthehen eshtrat e kryeministrave. Problemi nuk është krijimi i Panetonit. Unë mendoj që njerëzit duhen vlerësuar për së gjalli e për punën që bëjnë.

Ka më shumë se dy vjet nga qeverisja e së majtës në Shqipëri. Si ka qenë kjo qeverisje?

Vlerësoj vullnetin e Ramës për të ndryshuar qeverisjen lineare. Për shembull, lufta kundër informalitetit, pagesa e energjisë janë masa shumë rigoroze si përpjekje për formimin e një shteti të vërtetë. Por alfa e shtetit është administrata. Nga një mandat në tjetrin administrata është mbushur me militantë. Sot kemi një administratë të paaftë dhe nuk është në gjendje të kryejë ndërhyrje kundër informalitetit. Sfida më e madhe është rregullimi i administratës e jo të kemi një administratë me militantë, të cilët ndihen të pasigurt për vendin e punës e të mos jenë në gjendje të kryejnë detyrat.

A ka nevojë të bëjë ndryshime në kabinet Kryeministri Rama?

Këtë e vendos Kryeministri, por problemi është që koalicioni nuk po funksionon mirë. Filloi me shumë bashkëpunim, por tani nuk po funksionon siç duhet. Koalicioni duhej bërë pas zgjedhjeve dhe të ndërtohej në bazë të programeve. Koalicioni i gjerë është më gjithëpërfshirës dhe një qeveri e tillë ka mundësi të bëjë reforma më të gjera me më shumë ndikim.

Mendoni se koalicioni do të ndërpritet?

Koalicioni mund edhe të vazhdojë, por nuk do të ketë asnjë efekt.

Çfarë lloj kryeministri është zoti Rama?

Siç e përmenda, vlerësoj vullnetin e tij për disa ndryshime të nevojshme, por mendoj që ka dy probleme. E para, ka lidhje me administratën dhe, së dyti, nuk mjafton vetëm vullneti i Kryeministrit, por edhe aftësitë e secilit ministër. Duhet përfshirje më e gjerë, qoftë edhe kur votohet kundër.

Si i komentoni largimet masive të shqiptarëve?

Mendoj që ndikon edhe qeverisja, por ka një mosbesim të madh për klasën politike në përgjithësi. Sepse nëse do të kishte besim tek opozita, njerëzit do të prisnin edhe dy vjet. Por ata janë të zhgënjyer nga klasa politike në tërësi. Ekonomia është një faktor kryesor, por fenomeni është më shumë se kaq, lidhet me humbjen e shpresës se a do të bëhet më ky vend.

Si po funksionon opozita?

Opozita ka një problem kryesor, ndryshimin e liderit historik dhe qeverisja e mbrapshtë ka akoma efektet e saj në opozitë. Opozita nuk ka më besueshmëri te njerëzit. Këtë po e shfrytëzon shumë mirë maxhoranca e sotme.

Po me LSI-në dhe liderin e saj ç’po ndodh?

LSI-ja është forca balancuese e forcave politike në vend.

A i fiton PS-ja zgjedhjet pa LSI-në?

Absolutisht që po, PS-ja mund t’i fitojë zgjedhjet, por ky nuk është një rekomandim pa zgjedhje. Është hedhur ideja e ngritjes së një senati me figura me përvojë politike.

A do të ishit dakord me këtë ide?

Mendoj që duhet pasur kujdes në krijimin e kësaj strukture. Do të ishte nevoja e një strukture me funksione të veçanta që i jep maturë më të madhe procesit ligjvënës, për disa çështje specifike, jo të gjitha ligjet. Por, një strukturë që nuk e rëndon mekanizmin e funksionimit të shtetit.

Cili është mendimi juaj për presidencën e z. Bujar Nishani?

Ai po funksionon ashtu siç u zgjodh. Dukshëm reflekton anën partiake.

Si është ky Parlament krahasuar me atë të viteve ‘90?

Cilësia e Parlamentit të parë që me ironi thuhej se ishte i mbushur me kryetarë kooperativash ishte shumë më cilësor se ky i sotmi. Sot votohet për vendimet që thuhet se merr grupi, por në fakt i merr një forcë politike.

Çfarë duhet të bëjë Edi Rama tashmë që ka kaluar më shumë se gjysmën e mandatit?

Të gjithë të zgjedhurit duhet t’i kthehen bazës e të sjellin lart zërin e tyre.

Next Post

Kardashian rrëfen të fshehtat e familjes (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In