• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yjet britanike: JO “Eurovizionit” nga Izraeli

by Java News
31/01/2019 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Westwood, Peter Gabriel dhe Wolf Alice janë në mesin e 50 artistëve, të cilët kanë bërë thirrje që Festivali Evropian i Këngës të mos mbahet në Izrael.

Duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut ata kanë nënshkruar një letër të hapur, ku i kërkojnë BBC-së që ta iniciojë zhvendosjen e garës në një vend tjetër.

“’Eurovizioni’ edhe pse ka karakter argëtues nuk është i përjashtuar nga konsiderata që duhet pasur për të drejtat e njeriut”, kanë shkruar ata.

Në përgjigjen e kthyer nga BBC-ja shkruhej se nuk është e përshtatshme që të përdorin BBC-në për qëllime politike.Gara vjetore do të mbahet në maj në Tel-Aviv, pasi që më 2018 fituese ishte këngëtarja izraelite Netta. Vendi fitues zakonisht bëhet nikoqir i garës vitin e ardhshëm.

Sido që të jetë, grupi i personaliteteve të kulturës, ku përfshihen edhe Mike Leigh, Maxine Peake dhe Miriam Margolyes, ka thënë se “pretendimi për të shpallur diversitetin dhe gjithëpërfshirjen duhet të tingëllojë bosh”. “Nuk mund të shpërfillim shkeljen sistematike të të drejtave që shteti izraelit ia bën popullit palestinez”, kanë shkruar ata. “BBC-ja është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtën ‘e lirisë së shprehjes’. Ajo duhet të veprojë sipas parimeve të saj që të mundë ta zhvendosë ‘Eurovizionin’ në një vend ku nuk kryhen krime ndaj lirisë”.

Letra vjen një javë para se Mbretëria e Bashkuar ta përzgjedhë përfaqësuesen e saj në “Eurovision”“Për çdo artist, që është mjaftueshëm i vetëdijshëm, ky është nder i dyshimtë”, thuhet në letër. “Ata dhe BBC-ja duhet të kenë parasysh se një vend i tillë nuk është zgjerim i ligjit, që thotë se palestinezët nuk mund të vendosin për heqjen e zaptimit ushtarak të Izraelit dhe të jetuarit pa aparteid.BBC-ja ka thënë se “Eurovizion” nuk është “ngjarje politike dhe si e tillë nuk e mbështet asnjë mesazh apo fushatë politike”.

Në deklaratë thuhet: “Gara gjithmonë ka mbështetur vlerat e miqësisë, tolerancës dhe diversitetit, dhe ne nuk besojmë se është e përshtatshme të përdoret pjesëmarrja e BBC-së për qëllime politike”. “Për këtë arsye ne do të jemi pjesëmarrës në garën e sivjetme. Vendi nikoqir përcaktohet nga rregullat e garës e jo nga BBC-ja”.

Europian Brodcasting Union, që e organizon këtë garë, theksoi gjithashtu edhe karakterin jopolitik të ngjarjes dhe theksoi se përgatitjet në Tel-Aviv kanë përparuar.

Shumë nga ata që nënshkruan letrën të mërkurën kanë bërë thirrje për një bojkot kulturor të Izraelit duke i kritikuar artistët si Nick Cave, “Radiohead” dhe Lana del Rey, që kishin organizuar koncerte në atë vend. Fushata e tyre shoqërohet nga një thirrje e mëhershme për zhvendosje të “Eurovizionit” e bërë në shtator të vitit të kaluar, nga një koalicion i artistëve nga e mbarë bota.

Kjo ngjarje u organizua nga lëvizja “Boycott, Divestment and Sanctions” (BDS) e cila kërkon bojkotimin e plotë të Izraelit për shkak të politikave të tij ndaj palestinezëve. Izraeli thotë se BDS-ja e kundërshton qenësinë e Izraelit dhe është i nxitur nga antisemitizmi/BBC. (b.an)

Next Post
Konsultime për datën e zgjedhjeve vendore, ja dy opsionet kur mund të zhvillohen

Një paradoks me Luan Ramën, sot i LSI, dhe kur janë kontestuar e jo, zgjedhjet që nga ’92-shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com