• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një paradoks me Luan Ramën, sot i LSI, dhe kur janë kontestuar e jo, zgjedhjet që nga ’92-shi

by Java News
31/01/2019 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një fjale në parlament për të komentuar shkrimin në Zërin e Amerikës, atë ku aludohej se zgjedhjet e 2017-ës mund të ishin blerë, referuar përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako me Avdylajt e Shijakut, Luan Rama i LSI-së, dikur në PS, akuzoi ish-partinë e tij nën drejtimin e Edi Ramës se kishte prishur një traditë pozitive të PS-së së dikurshme, lidhur me standartin e zgjedhjeve.

Sipas Ramës, ajo që përflitej sot për PS-në dje nuk ekzistonte. Në fakt ka ekzistuar e madje Rama vetë (Luan) ka qenë një simbol i saj, pra i përfoljes për manipulim votash, ndonëse pa blerje.

Është fjala për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001. Ai dhe Ilir Gjoni, njëri në Mat e tjetri në Dibër, do ishin dy emrat që PD do shënjestronte për abuzime me votën në zonat e tyre elektorale. Por më së shumti Luan Rama, i cili ishte atë kohë dhe një ndër figurat kryesore në PS. Anëtar Kryesie, zëdhënës i PS-së, e po ashtu ministër Rendi, ishin postet larta që mbajti atë kohë.

Zgjedhjet e 2001-it, ku PS morri një mandat të dytë, ishin ndër më të kontestuarat e viteve 2000, ku disa mandate shkuan në Gjykatë Kushtetuese, e me verdikt të kësaj të fundit iu dhanë shumë emrave të së majtës.

Por jo të gjitha zgjedhjet në epokën pluraliste kanë qenë të kontestuara. Ka patur prej tyre që janë shqëruar me ndonjë parregullsi teknike, por pa u kontestuar në rezultatin final.

Dhe ja një pasqyrë e tyre:

-Zgjedhjet historike të marsit ’92, kalimi i pushtetit nga PS te PD: asnjë kontestim.

-Zgjedhjet lokale tre muaj më vonë, në maj ‘92: fiton PS, asnjë kontestim nga humbësi PD.

-Zgjedhjet e referendumit të Kushtetutës së re, nëntor ’94: humbet Berisha (mbrojtës i draftit) asnjë kontestim.

-Zgjedhjet parlamentare të majit ‘96: historike sa i përket kontestimit. PS i bojkotin nën akuza të forta për manipulime e vjedhje vote, i konteston fuqishëm dhe faktori ndërkombëtar.

-Zgjedhjet lokale 5 muaj më vonë, tetor ’96: fiton PD, asnjë kontestim.

-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor ’97: fiton e majta si koalicion: asnjë kontestim teknik, Berisha i deligjitimon politikisht me epitetin “parlamenti i kallashit”.

-Zgjedhjet lokale të vitit 2000: fiton PS, asnjë kontestim nga humbësi.

-Zgjedhjet parlamentare një vit më vonë: fiton PS nën kontestimet e forta të PD-së për manipulim, Luan Rama në qendër të akuzave për “policë me duar në kuti”.

-Zgjedhjet lokale të vitit 2003: Fiton PS, PD (me kandidatin Spartak Ngjela përballë Ramës në Tiranë), konteston rezultatin e kryeqytetit.

-Zgjedhjet parlamentare të 2005-ës: fiton PD, asnjë kontestim nga PS.

-Zgjedhjet lokale të 2007-ës, kulmi i pushtetit të PD-së: fiton PS (Rama mund bindshëm në Tiranë të ndjerin Olldashi), asnjë kontestim nga humbësi.

-Zgjedhjet parlamentare 2009: barazim në mandate PS – PD, pushteti u mbetet demokratëve nga katër mandatet e LSI-së, PS konteston fort rezultatin, deri dhe me grevë urie.

-Zgjedhjet lokale 2011: PS fiton bindshëm, asnjë kontestim nga PD, por drama luhet në Tiranë. PD i rrëmben fitoren Ramës përballë Bashës në KQZ.

-Zgjedhjet parlamentare 2013: fiton bindshëm PS-LSI, asnjë kontestim nga PD ditët e para dhe Berisha dorëhiqet pa vënë fare në dyshim rezultatin. Kontestimet nisin dy javë më vonë me tezën e “votave të blera nga krimi” në zonën e Kurbinit.

-Zgjedhjet lokale 2015: fiton bindshëm PS-LSI, PD nuk konteston rezutatin, por standartet. Teza: “fitoi krimi i kandiduar” (Roshi, Bushi).

-Zgjedhje parlamentare të 2017-ës: fiton bindshëm PS, kontestime nga PD pak ditë pas rezultatit me tezën e “votave të blera”. (tesheshi)

/a.meta

Next Post
Protesta për ‘Unazën e Re’, Veliaj: S’do rrimë në epokën e gurit, nuk tërhiqemi!

Karta e Studentit/ Bashkia e Tiranës e gatshme ta prodhojë, Veliaj: 40 shërbimet që ofrojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen! I kërkohet që ta arsyetojë masën e sigurisë

September 15, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com