• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Yahoo Travel: Shqipëria e Kosova, vende të nënvlerësuara që duhen parë

by A R
13/01/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtarja e udhëtimeve dhe fotografja Meagen Collins e Travel Freedom Network, në një reportazh të botuar së fundmi në Yahoo Travel ka përzgjedhur pesë destinacione europiane të “nënvlerësuara” siç shkruan ajo që duhet të vizotohen tani. : “Jemi në 2016-ën dhe shumë prej jush mund të kenë dy objektiva kryesorë : Të humbisni në peshë dhe të udhëtoni më shumë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me këtë të dytën. Ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve ‘të nënvlerësuara’ europiane. Dhe e dini çfarë? Që të gjitha këto vende janë jashtëzakonisht të bukura dhe me kosto të përballueshme”, shkruan Collins.

Kosova

Kosova, e në veçanti qyteti i Prizrenit, është vendi ynë i ri i preferuar. Kur ishim atje në nëntor, dimri po afrohej dhe ditët po bëheshin më të ftohta. Por, njerëzit prapëseprapë i shijonin orët e limituara me diell. Banorët pinin kafe në kafenetë e qytetit. Restorantet ishin përplot çdo natë dhe baret ofronin pije të lira dhe atmosferë relaksuese.

Çfarë mund të hani? Provoni ‘pleskavicat’, mish i pjekur dhe i mbushur me djathë. Këtë ushqim e provuam rek restoranti “Te Syla, aq i mirë sa që shkuam atje çdo ditë. Çmimi ishte më pak se pesë dollarë, dhe shumë prej restoranteve e shërbejnë atë me sallatë dhe patate të skuqura.

Kosova është vendi më i ri i shekullit të 21-të dhe zyrtarisht i pavarur që nga data 17 shkurt 2008.

Shqipëria

Ne vizituam Tiranën dhe Shkodrën, por mund të udhëtoni edhe në qytetet bregdetare shqiptare.

Ky vend është i stërmbushur me bukuri natyrore sa që do të ishte turp që të mos vizitohej gjatë një udhëtimi europian. Njerëzit janë të gjithë mikpritës dhe bëjnë gjithçka për t’ju ndihmuar të huajve që kërkojnë ndihmë.

Çfarë mund të hani? Gatimet me mish viçi janë specialitet i Shqipërisë. Ju rekomandojmë të provoni edhe pilafin shqiptar, oriz i zier me lëng mishi. Zakonisht kushton rreth 1 dollar.

Një fakt tjetër : Shqipëria, Armenia, Maqedonia dhe Vatikani, sipas Collins, janë të vetmet vende europiane që nuk kanë degë të McDonald’s-it.

Maqedonia

Ne vizituam kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, por edhe pse është një qytet në ndërtim sërish është i bukur. Mund të vizitoni pazarin e Vjetër ose Bit Pazar, me shumë dyqane në të.

Mali i Zi

Është një prej destinacionet me zhvillimin më të shpejtë turistik në Ballkan për shkak të bregdetit të bukur, maleve mahnitëse dhe qyteteve të vjetra historike. Çmimet janë disi më të shtrenjta se në qytetet e tjera të Ballkanit, por jashtë sezonit të verës tarifat e akomodimit mund të negociohen.

Rumania

Ne jetuam katër muaj në Bukuresht gjatë 2015-ës dhe ramë në dashuri me këtë vend. Njerëzit janë miqësorë dhe kostoja e jetesës e përballueshme.

Gjatë qëndrimit natyrisht vizituam kështjellën e Drakulës, që iu rekomandojmë.

Next Post

Lëvizjet e deputetëve, Idrizi dhe Mediu marrin deputetë “borxh” nga PS-PD-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In