• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhufi: Në Greqi ka zëra objektivë që duan heqjen e Ligjit të Luftës

by A R
11/01/2017 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Greqi ka zëra objektivë që kërkojnë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Kështu ka deklaruar historian Pëllumb Xhufi në studion e lajmeve të Ora News. Xhufi argumentoi se ligji i luftës lidhet me ngrirjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë në Greqi që janë aty që prej vitit 1944.

Historiani Xhufi tha se në vitin 1997 ka pasur presion nga qarqe të caktuara greke për të shfrytëzuar ligjin e luftës.

Xhufi: Ligji i luftës në terminologji është pranuar si absurd, por nuk është fort absurd sepse ka implikime të tjera nga prapa. Ligji i luftës në radhë të parë është i lidhur me ngrirjen e pasurive të qytetarëve grekë që kanë në Greqi, them qytetarët shqiptarë para vitit 1944-45 kur u dëbuan çamët. Kjo ka të bëjë me qytetarët e mbretërisë të Shqipërisë deri në 1939 të cilët kanë pasuri të konsiderueshme, të cilat në atë kohë arrinin në miliarda dollarë. Këto pasuri nëse hiqet ligji i luftës duhet të lirohen, pro ka edhe implikime të tjera sepse ligji i luftës ri si një fantazëm që mund të përdoret në situata të jashtëzakonshme. Siç ishte situata e viti 1997 dhe ka pasur presione nga qarqe greke për ta shfrytëzuar kosin që ndodhi në Shqipëri për të ndërhyrë dhe për tu future forcat greke dhe për të realizuar ndonjë ëndërr të vjetër. Prandaj duhet hequr ligji i luftës një orë e më parë dhe nuk është qeveria shqiptare vetëm që e ngre, tani  ka dhe zëra objektiv dhe brenda Greqisë që e shtrojnë me forcë nevojën e heqjes të ligjit të luftës duke ratifikuar në parlament vendimin që ka marrë qeveria greke në 1987.

Historiani deklaroi se qeveria shqiptare ka shtruar në tryezën greke problematikat, siç janë ligji i luftës apo edhe çështjen çame.

Xhufi: Qeveria shqiptare problematikën me Greqinë e ka paraqitur më në fund edhe në formë të një pakete, me cështje esenciale. Ligji i luftës psh që vazhdon të jetë de jure në fuqi është shtruar nga kjo qeveri për tu hequr. Çështja çame gjithashtu e cila ka pasur ngacmime edhe më parë, përsëri është shtruar me propozime konkrete për të krijuar grupe pune për ta përballuar edhe këtë çshtje që është refuzuar nga qeveritë greke. Ka çështje të tjera, si  ajo e ndarjes së marrëveshjes së ujërave territoriale e cila solli me implikimet që pati këtu te ne, ku pala greke lundron mes asaj që të njihet marrëveshja që u nënshkruara në 2008 nga qeveria Berisha apo të bëhen rinegocime dhe kjo do të ishte rruga më e drejtë. Ka edhe pretendime të tjera, unë dëgjoj që flitet akoma për varreza të ushtarëve grekë ndërkohë që janë ngritur varreza monumentale, ndërkohë kërkohen varrëza të tjera që kanë një simbolike pak të dyshimte sepse ngrihen në një vijë virtuale  si ajo e Voriepirit.

Xhufi tha gjithashtu se ka qarqe edhe në Shqipëri edhe në Greqi që kërkojnë përçarjen e marrëdhënieve, por nëse në rasti shqiptar janë nacionistë pa pushtet, në Greqi këto qarqe nacionalistë vijnë nga politikanë me ndikim.

Xhufi: Problemi është që dhe në Shqipëri, ka pjesë opinioni të cilat mund të konsiderohen nacionaliste, por e shohim më të rrezikshme faktin se opinioni ekstremist grek në raport me Shqipërinë. Zoti Pangallos psh që u fol këto ditë për deklarata të tilla ka qenë  ministër i Jashtëm, zv/kryeministër, pra ka qenë një zë që zinte vend në politikëbërjen greke. Idetë e tij janë të papranueshme. Ne kemi Samarasin që ka qenë kryeministër para disa vitesh, Micotaqis që ka bërë presione të palejueshme mbi qeveritë shqiptarë në 1990 dhe të tjerë politikanë. Pra këtu kemi nacionalizëm në pushtet kurse në Shqipëri ka nacionalistë jashtë politikës dhe jashtë qeverisjes aktive

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Aksident masiv në Rrogozhinë, përplasen disa makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In