• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Xhubleta dëshmi e gjallë e historisë”/ Ministri Gonxhja takim me artizanët, thirrje bizneseve: Të mbështesim dorën shqiptare!

by S T
30/04/2025 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka zhvilluar një takim me artizanët. Gonxhja ka vlerësuar kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri është ndalur te një nga simbolet e njohura, Xhubleta veshja e 4-mijë vjeçare e grave shqiptare, të cilën e vlerësoi në fjalimin e tij si një dëshmi të gjallë të historisë.

Ai u shpreh se njohja nga UNESCO e Xhubletës i shërben promovimit ndërkombëtar të kultursë shqiptare.

Fjala e Ministrit të Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës:

Sot jemi mbledhur për të nderuar një nga dimensionet më autentike të shpirtit shqiptar – artizanatin – si një trashëgimi e gjallë, një gjuhë universale e identitetit tonë kulturor dhe një mundësi konkrete për punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal deri në promovimin ndërkombëtar të traditës.
Artizanët shqiptarë janë dëshmia e gjallë e shpirtit krijues dhe trashëgimisë sonë mijëravjeçare. Me duart e tyre, ata ruajnë dhe rilindin një histori që nis që nga lashtësia përmes punimeve artizanale, kujtesës, pasionit dhe mjeshtërisë popullore.

Një nga simbolet më të fuqishme të kësaj trashëgimie është Xhubleta – mbi 4 mijë vjeçare, më shumë se një veshje: ajo është një dëshmi e gjallë e historisë, dinjitetit dhe identitetit të gruas shqiptare ndër shekuj. Sot e njohur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore, Xhubleta mishëron jo vetëm të shkuarën tonë, por edhe potencialin për të promovuar kulturën tonë ndërkombëtarisht.

Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri natyrore dhe kulturore. Artizanati shqiptar është një nga thesaret më të çmuara të këtij identiteti. Turistët kërkojnë autenticitet – dhe këtë e gjejnë në kostumet tona popullore, në qilimat, në filigranin, në veglat muzikore tradicionale dhe në bukurinë e produkteve të punuara me dorë.

Turizmi është në rritje, dhe kjo e vërtetë pasqyrohet qartë në shifra:
• Në vitin 2024, Shqipëria priti 11.7 milionë turistë, me një rritje prej 15.2% krahasuar me një vit më parë, dhe ku rreth 1.3 milionë turistë kanë vizituar sitet tona kulturore si kalatë, parqet arkeologjike dhe muzetë.
• Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, mbi 1.6 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë, një rritje prej 5.9% – trend ky që përkthehet në ndikim pozitiv për ekonominë, sidomos në zonat ku kultura dhe artizanati janë pjesë e jetës së përditshme.

Kjo është arsyeja pse artizanati është një prioritet strategjik për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në kuadër të Programit Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë, këtë vit përmes Fondit të Artizanëve, mbështetëm 47 projekte, me një fond prej 30 milionë lekë, duke përfshirë artizanë të punimeve në dru, gur, metale, kostume popullore, filigran, tezgjah, kulinari tradicionale, qendistari e shumë të tjera e ku një fokus të veçantë ka pasur dhe tejçimi i dijebërjes te brezat më të rinj.

Ndërkohë, përmes Fondit të Ekonomisë Kreative, mbështetur nga AIDA, janë shpallur 6 fitues vitin e kaluar, ndërsa për këtë vit janë në proces përzgjedhjeje projekte të tjera me interes të lartë.

Por mbështetja jonë nuk ndalet këtu. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka realizuar një sërë veprimesh për trashëgiminë kulturore:
• Regjistrimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë jomateriale,
• Mbështetjen e panaireve dhe festivaleve kulturore,
• Edukimin dhe trajnimin për mjeshtërinë tradicionale,
• Mbështetjen me grante për projekte që ruajnë, dokumentojnë dhe zhvillojnë këtë trashëgimi.

E ardhmja jonë kulturore nuk mund të ndërtohet pa fuqizimin ekonomik të krijuesve. Kjo është arsyeja pse po përgatisim edhe certifikime të posaçme për artizanët, që produktet e tyre të kenë vlerë dhe besueshmëri, të krahasueshme me tregjet e Bashkimit Evropian. Kjo nismë do të ndihmojë që çmimi i një produkti artizanal shqiptar të rritet me më shumë se 5 herë, duke i dhënë artizanit vlerën që meriton.

Gjithashtu, po punojmë për t’u krijuar hapësira artizanëve që të shesin produktet e tyre pranë siteve kulturore të vizitueshme – si në kala, parqe arkeologjike dhe muze – duke i kthyer këto vende jo vetëm në pika të trashëgimisë, por edhe në burime gjallërimi ekonomik dhe promovimi të vlerave artizanale.

Ne besojmë në promovimin ndërkombëtar të artizanatit shqiptar. Me AIDA-n dhe partnerët tanë, do të përqendrohemi në panaire ndërkombëtare të artizanatit, ku artizanët tanë do të mund të prezantojnë produktet “Made in Albania”, të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të hyjnë në tregje të reja.

Në një kohë kur teknologjia dhe tregjet po ndryshojnë me ritme të shpejta, ne besojmë se kultura dhe inovacioni nuk janë të kundërta – por aleatë. Kemi një mundësi të artë për të ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me dizajnin bashkëkohor, për të fuqizuar ekonominë përmes kulturës, për t’i kthyer të rinjtë drejt zanateve si rrugë për vetëpunësim dhe identitet.

Sot, nga këtu, ju bëjmë një thirrje të gjitha institucioneve, partnerëve, bizneseve dhe komunitetit: Të mbështesim dorën shqiptare. Të investojmë në ato duar që nuk prodhojnë vetëm produkte – por mbajnë gjallë shpirtin tonë.

Trashëgimia kulturore është udhërrëfyesi ynë. Le ta ruajmë, le ta promovojmë dhe le ta zhvillojmë së bashku. Sepse çdo herë që një turist blen një punim artizanal, çdo herë që një i ri rikthehet në vendin e tij për të ndërtuar mbi traditën, çdo herë që një produkt shqiptar hyn në një treg të ri – është një fitore për të gjithë ne.

Ju faleminderit për pasionin, përkushtimin dhe shpirtin që i dedikoni çdo ditë artizanatit!

Next Post
Spahiu: PD rrezikon të dalë parti e tretë në diasporë! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për 'aleancën greke' të partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

September 22, 2026
Pagat në ndërtim u rriten më shumë se në Europë, Shqipëria vendi i pestë me ngjitjen më të lartë

Hetimet e SPAK “thajnë” kërkesën për apartamente! Çmimet japin sinjalet e para të uljes

September 22, 2026
Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Korça “zgjohet” nga tërmeti, lëkundjet ndihen në qytet dhe zonat përreth

September 22, 2026
Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com