• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Xhihadi II”, dosja e terroristit shqiptar Almir Daci dërgohet në gjykatë (VIDEO)

by A R
28/12/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të dërgojë në gjykatë dosjen e Almir Dacit , ish imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, pesë muaj pasi ai u bë protagonist i një videoje kërcënuese për shqiptarët në emër të Shtetit Islamik. Daci pritet të gjykohet në mungesë për dy akuza; nxitje dhe thirrje publike për kryerjen e akteve terroriste dhe rekrutim të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste.

Me emrin e luftës Ebu Belkisa, Daci njihet si një ndër militantët shqiptarë më aktivë përkrah ISIS. Ai ka qenë në hetim që prej fillimit të vitit 2014, së bashku me 20 shqiptarë të tjerë që dyshohej se ishin përfshirë në rekrutime për llogari të Shtetit Islamik.

Në shkurt të vitit 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në gjyq dy imamët që ushtronin aktivitetin në Tiranë, Genci Balla dhe Bujar Hysa si dhe shtatë ndihmës të tyre-të gjithë të arrestuar në operacionin antiterror të marsit 2014. Hetimet për 12 shqiptarët e tjerë, që dyshohej se ndodheshin në Siri u ndanë në një dosje më vete.

Së bashku me Dacin, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nën hetim edhe Shkëlzen Dumanin, Shyqyri Kacën, Medi Manallarin dhe disa shqiptarë të tjerë. Por hetimet për ta janë pezulluar, për shkak se prokuroria e ka pasur të pamundur të sigurojë informacione për fatin e tyre.

Hetimi i dytë për rekrutuesit e xhihadistëve ka hasur vështirësi të shumta, për shkak të mungesës së njoftimeve zyrtare për personat e vdekur apo për ata që vazhdojnë të luftojnë përkrah militantëve të Shtetit Islamik.

Megjithatë, shfaqja e Almir Dacit në videon kërcënuese për shqiptarët në qershor të vitit 2015 është administruar si provë në hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër tij. Në videon e publikuar në youtube në qershor 2015, mes militantëve të ISIS nga Ballkani shquheshin edhe Almir Daci dhe një shqiptar i Kosovës, të cilët kërcënonin për sulme terroriste kundër të “pafeve”.

Edhe pse do të gjykohet më vete, akuzat kundër Almir Dacit janë të njëjta me ato të nëntë të pandehurve të tjerë, të cilët i janë nënshtruar procesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda prej shkurtit të vitit 2015.

Të pandehurit akuzohen se kanë rekrutuar rreth 90 shqiptarë për t’iu bashkuar luftimeve në Siri, përmes predikimeve në një rrjet xhamish, të cilat ishin jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Xhamitë e Unazës së Re dhe Mëzezit përdoreshin si hallkat kryesore në këtë rrjet, për indoktrinimin fetar të xhihadistëve potencialë. Xhamia e Leshnicës në Pogradec, ku predikonte Almir Daci kishte rekrutuar gjithashtu një numër të konsiderueshëm të rinjsh.

BIRN

me poshte video ku ish imami dhe nje tjer shqiptar, me origjine kosovare, kercenojne ne shqip


Next Post

Mark Frroku jep dorëheqjen nga PKD/ "Shpresoj të ketë largime në rradhët e politikës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In