• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhepa: Efektet ekonomike të “Jo-së britanike për Shqipërinë dhe tregjet

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS/ Selami Xhepa, një nga ekspertët më të mirë të ekonomisë shqiptare, në një prononcim për Javaneës, shprehet se ajo çfarë ka ndodhur në Britani është një zhvillim shumë serioz me efekte ekonomike dhe politike të ndërthurura. Ndonëse ky vendim në planin ekonomik nuk do të ketë ndonjë ndikim në lidhje me Shqipërinë, pasi, sipas tij, shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë të ulëta, në planin politik, por edhe në të ardhurat që emigrantët shqiptarë u dërgojnë familjeve shqiptare, do të ketë ndikimet e veta pasi parashikohet një rënie e ndjeshme e të ardhurave për britanikët në masën 2.5%.

“Shqipëria nuk ka lidhje të mëdha ekonomike me Britaninë. Edhe Eurobondi ynë që ndodhet në Britani është në euro. Më shumë efektet do të jenë politike, pasi vendimi për të dalë nga BE I britanikëve do të çojë detyrimisht në nevojën e reformimit të BE-së, gjë që mund të lerë në hijë vendet të cilat duan të bëhen pjesë e Union-it”, shprehet Xhepa.

Sipas tij, efektet negative të vendimit të referendumit u panë që në orët e para të mëngjesit ku paundi britanik përsoi një rënie të ndjeshme në raport me dollarin, një rënie që nuk ishte parë që pas luftës së dytë botërore. Xhepa parashikon që letrat me vlerë do të bien  në tregjet financiare ndërkohë që pritet të rriten edhe kostot e transaksioneve gjë që mund të çojë dhe në ekspozimin e krizës së likuiditeteve.

“Standard & Poor’s pritet të dalë këto ditë me një raport të sajin dhe natyrisht pritet që të ulë kualifikimin për Britaninë. Besoj do të ketë një marrëveshje të re me Britanisë dhe BE-së, pasi 50% të shkëmbimit të mallrave ajo i ka me vendet e Bashkimit Europian. “De jure” Britania është ende në BE. Natyrisht që kemi të bëjmë vërtetë mejë situatë serioze e cila do të ketë pasoja si në planin afatshkurtër edhe në atë afatgjatë”, shprehet Xhepa.

Sipas tij, duhet të ketë një reflektim ndaj këtij rezultati, pasi forcat anti- BE janë ende të fuqishme dhe kanë marrë akoma më shumë zemër pas “Jo”-së së britanikëve. Sipas tij vetë Unioni do të jetë i detyruar të bëjë reforma, pasi vihet re se ka një deficit sa i përket aspektit demokratik të vendimarrjes.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Partitë euroskeptike përgëzojnë britanikët dhe kërkojnë referendume

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com