Xhenifer Lopez drejt martesës së katërt
Mesa duket zonja Lopez do të jetë tani e tutje zonja Smart! Këngëtarja e famshme po bëhet gati të vendosë sërish unazën e martesës në gisht, me balerinin Casper Smart. Burime pranë çiftit thonë se ata po planifikojnë një dasmë ‘sekrete’ larg vëmendjes së opinionit publik, ku do të ftohen miqtë me të afërt të çiftit.
Ceremonia mendohet të organizohet në shtëpinë e aktores në Hamptons. Kjo është martesa e katërt e këngëtares.









