Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të klasës së pestë të arsimit fillor, i cili pritet të zhvillohet në datën 23 maj, është në kundërshtim me ligjin”. Deklarata vjen nga analisti pranë Platformës Shqiptare për Advokim Politikash, Rigels Xhemollari, i cili i referohet nenit 49 të ligjit “Për arsimin parauniversitar”, ku nuk parashikohet ndonjë testim i tillë.
“Përveç eksperimentimit dhe paqartësisë për efektet dhe pasojat që ka ky testim mbi nxënësit, udhëzimi i ministres mbart në vetvete një kundërshti ligjore të paprecedentë. Në udhëzim thuhet se baza ligjore i referohet nenit 49 të ligjit të arsimit parauniversitar, nen që parashikon hartimin e testit nga mësues të certifikuar, kompetencë të cilën udhëzimi ia ka deleguar AKP-së. Ky nen parashikon vetëm dy provime kombëtare: provimin e arsimit bazë dhe atë të Maturës Shtetërore. Provimi i ndërmjetëm kombëtar nuk është i parashikuar, dhe nëse realizohet një i tillë sipas pikës 1 të këtij neni, kjo bëhet për një numër të caktuar nxënësish”, -shprehet Xhemollari. Gjithashtu, ai shton se “ky udhëzim shpreh qartë mungesën e vizionit, të profesionalizmit dhe të përgjegjësisë për të nxjerrë akte të studiuara dhe për të realizuar procese në interes të qytetarëve, të cilët i kanë besuar të ardhmen e fëmijëve këtij institucioni”.
Sipas urdhrit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, i cili mban datën 11 prill 2016 dhe rregullores që e shoqëron, nxënësit do të vlerësohen me anë të një testi me shkrim për njohuritë e tyre në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Shkenca.
BW/d.i.
Bravo, cuna dhe goca,
kemi nevoje per njerez te tille te guximshem , serioze dhe jopolitike sidomos tek brezi i ri, se ne nuk e morem dot ne dore shqiperine, ju pergezoj, Maksi Berat